Komenti

Xh. Gjini: Zgjidhja e duhur në rrethanat e krijuara – bashkëpunimi dhe bashkërendimi i ngushtë me shtetin tonë dhe me aleaten tonë strategjike, Amerikën

ZGJIDHJA E DUHUR NË RRETHANAT E KRIJUARA

Jo dialogu pa fillim e pa mbarim me Serbinë shoviniste, jo marrëveshjet në dëm të Kosovës dhe interesave të saj jetike, por anëtarsimi i Republikës së Kosovës në NATO është “marrëveshja” dhe vendimi që u jep fund tensioneve, pasigurisë dhe pretendimeve territoriale agresive të Serbisë. Anëtarësimi i Kosovës shqiptare në NATO është “stabilizatori”, shtensionimi dhe qetësimi afatgjatë i Serbisë… dhe i rajonit tonë. Zgjerimi i kufirit të NATO – s në këtë rajon do t’i bënte mirë edhe Rusisë putiniste dhe angazhimit të saj për të shtrirë ndikimin në Siujdhesën Ilirike. Ky objektiv nuk mund të arrihet pa bashkëpunim dhe bashkërendim të ngushtë me shtetin tonë – Tiranën (edhe me Shkupin tonë dhe me partitë politike shqiptare) dhe me aleaten tonë strategjike, Amerikën.

Kosova shqiptare (jo vetëm kaq sa është sot, por rreth 30 000 km katrore) ishte pushtuar me luftë, me terror, masakra e gjenocid që bënin serbo-malazezët dhe më vonë Jugoserbia. Kosova, me kufijtë e imponuar nga Jugoserbia, u çlirua me përpjekje, mund, luftë e sakrifica të mëdha që bëri populli shqiptar gjatë dekadave… Në krah të Shqipërisë së pushtuar ishte gjithmonë Shqipëria e lirë (Republika e Shqipërisë). Lufta Çlirimtare e LPK – UÇK -së fitoi edhe mbështetjen e aleates sonë të madhe, SHBA – ve dhe të NATO-s (bombardimet), me çka u ndërpre lufta shqiptaro – serbe dhe u çlirua Kosova me kufijtë e sotëm. Ne keta kufij Kosova fitoi njohjen nderkombetare dhe u legjitimua edhe nga GJND-ja.

Dialogu 20 – vjeçar me Serbine dhe marreveshjet e arritura e kane dobesuar dhe rrezikuar lirine, pavaresine dhe sovranitetin (e fituar me lufte) e Kosoves. Serbia nuk e njohu dhe nuk e miratoi marreveshjen e Rambujes, nuk e pranoi planin e Ahtisarit dhe nuk po i zbaton marreveshjet e arritura ne Bruksel… Ajo hapur po pretendon territore te Kosoves, po nderhyn dhe dhunon sigurine dhe stabilitetin ne Kosove. Prandaj, marreveshja më e mire është mosmarreveshja me Serbine deri sa të garantohet shkëputja dhe pavarësia e plotë e Kosovës prej këtij shteti shovinist…

Republika e Kosoves me te gjitha kapacitetet e saja duhet te angazhohet per t’u bere anetare e NATO-s. Por, qe te behet anetare e NATO-s duhet bashkepunim dhe bashkerendim i ngushte me Tiranen (shtetin tone) dhe me aleaten tone strategjike, SHBA-ne (Ameriken)… Ky do te ishte fundi i tensioneve me Serbine shoviniste dhe fundi i agresionit të Serbise ndaj sigurise dhe stabilitetit te Kosoves dhe rajonit…