Lëvizja\UÇK

Xh. Gjini: Afrim Zhitia e Fahri Fazliu veprimtarë, drejtues, luftëtarë e Heronj të LËVIZJES dhe Shqipërisë

I PËRJETSHËM KUJTIMI DHE NDERIMI, E PËRJETSHME LAVDIA PËR HERONJTË E LËVIZJES DHE TË SHQIPËRISË: AFRIM ZHITIA E FAHRI FAZLIU!
Te pakte ishin ata qe “guxonin” te mendonin te benin qendrese te armatosur dhe te qendronin me arme ne dore perballe nje shteti pushtues qe akoma, ne mendjen dhe syte e shumices, dukej i pathyeshem… Afrim Zhitija dhe Fahri Fazliu, si veprimtarë dhe drejtues tê LPK-së, kishte kohe qe, jo vetem mendonin, por e kishin marre vendimin dhe punonin nate e dite me Organizatën per perhapjen e idesë, besimit dhe bindjes se Kosova dhe viset e tjera te pushtuara shqiptare mund dhe do te çlirohen vetem me lufte te armatosur… Se Ata tashme ishin te bindur ne percaktimin e tyre kombetar dhe atdhetar per lufte te armatosur çlirimtare dhe se Ata nuk ia kishin friken pushtuesit dhe forces se tij te madhe ushatarake e policore e provuan me qendresen e tyre te armatosur me 2 nentor 1989, ne Prishtine… Qendresa e Tyre e armatosur, guximi, trimeria dhe heroizmi i Tyre i dha zemer, i dha shprese dhe guxim popullit shqiptar per t’u organizuar dhe perballur me arme ne dore me pushtuesit e tokave te Shqiperise, nga njera ane, kurse ua mbolli friken, i dekurajoi dhe i tmerroi pushtuesit dhe tradhtaret (sahanlepiresit), nga ana tjeter. Frika dhe tmerri per pushtuesin behej edhe me i madh kur e dinin se keta dy Heronj ishin anetare dhe drejtuese te nje organizate atdhetare ilegale, siç ishte LPK-ja, e cila, e mbeshtetur fuqishem edhe nga pjesa e lire e kombit shqiptar, themeloi dhe drejtoi UÇK-ne dhe Luften Antipushtuese Çlirimtare te pjeses se pushtuart popullit shqiptar. Qartesia e Tyre politike dhe atdhetare, guximi dhe trimeria, qendresa, heroizmi dhe renia e Tyre u bene shembull dhe burim i pashterrshem frymezimi, mobilizimi, heroizmi dhe qendrese gjate muajve dhe viteve qe pasuan… Ata dhe te gjithe te renet per LIRI jane dhe do te jene shembull dhe burim i perjetshem frymezimi per rinine shqiptare, per atdhedashurine e saj dhe per (ri)bashkimin e Shqiperise dhe te kombit shqiptar ne nje shtet te vetem… Nder dhe lavdi e perjeteshme per jeten, vepren, qendresen dhe heroizmin e Tyre! I perjtshem kujtimi per keta dy Heronj te LËVIZJES dhe të kombit shqiptar!