Komenti

Xh. Gjini: Nderimet për mbrtëreshën britanike dhe jargët e shqipfolësve komb e atdhemohonjës

NDERIMET PËR MBRETËRESHËN DHE JARGAVITJET E SHQIPFOLËSVE KOMB E ATDHEMOHONJËS
Ka disa ditë që mbretëresha e Britanisë së Madhe, me vdekjen e saj, ka zënë ekranet e televizorëve, faqet e gazetave e të portaleve dhe rrjetet sociale. Vargut të njerëzve, që presin edhe deri 24 orë për t’i dhënë lamtumirën mbretëreshës së tyre, nuk i shihet fundi.
“Dhimbjes” dhe nderimeve për mbretëreshën britanike u janë bashkuar edhe mediat tona, gazetarë dhe analistë, politikanë, qeveritarë e diplomatë shqipfolës nga e gjithë Shqipëria (jo vetëm Republika e Shqipërisë)…
Po të mos ishin nga soji (kryesisht) i këtyre që edhe sot vjellin helm kundër dhimbjes dhe nderimeve që kombi shqiptar dhe gjithë bota shqiptare kishin manifestuar për UDHËHEQËSIN e tyre mbarëkombëtar, politik, shpirtëror e shtetëror, ENVER HOXHËN, vdekja e mbretëreshës dhe nderimet për të nuk do të ishin “çështje” për komentim…
Por, këta shqifolës janë e gjithë fundërrina e kombit: nga soji i atyre që e kishin pritur me lule Viktor Emanuelin e Italisë fashiste, nga soji i esadistëve e kolaboracionistëve të të gjitha kohërave dhe nga soji i jugotitistëve që e prisnin me lule satrapin Tito dhe shprehnin dhimbjen për këtë diktator antishqiptar, duke derdhur lotë e duke shkuar me autobusa në Beograd për t’i bërë nderime… Janë këta dhe pjella e tyre që ka me shumë se tri dekada që vjellin helm, shpifje, trillime e bëjnë propagandë gebelsiane kundër Kryemendimtarit, Kryetrimit, Kryeprofetit, Kryeheroit dhe Kryeshqiptarit të kohës bashkëkohore, Enver Hoxhës… Janë po ky soj që, nga njëra anë, mohojnë Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe figurat e saj, mohojnë përpjekjet – Luftën Çlirimtare dhe Dëshmorët e Heronjtë e saj, janë soji i këtyre që mohojnë e kërkojnë ndalimin e letërsisë, artit (këngët, filmat, dramat…) dhe të gjithë krijimtarinë shpirtërore e materiale të arritura me mund e përpjekje titanike nga shteti i Enver Hoxhës në 40 vitet e tij… dhe nga ana tjetër, janë po ky soj që afirmojnë e glorifikojnë artin, letërsinë dhe krijimtarinë e degjeneruar dhe me karakter të theksuar antishqiptar me synime të qarta që ta dobësojnë sa më shumë identitetin tonë shpirtëror, kulturor, gjuhësor e kombëtar shqiptar, duke rrënuar kohezionin dhe unitetin shpirtëror, gjuhësor, politik e kombëtar…
Të njëjtit këto ditë derdhnin lotë, shprehnin dhimbje dhe i bënin nderime mbretëreshës britanike, me jargët tradicionale kolaboracioniste që u kullonin nga goja! Servilë, hipokritë dhe komb e atdhemohonjës që po synojnë t’i marrin frymën e shpirtin kombit shqiptar për llogari të padronëve të vjetër e të rinj! “U zhdukshin me arë e me farë” nga Atdheu-Shqipëria jonë, do të thoshte Fishta!