SHKËPUTJA – PAVARËSIMI I PLOTË I KOSOVËS SHQIPTARE NGA SERBIA ËSHTË KUSHT I DOMOSDOSHËM PËR ZGJIDHJEN E TËRËSISHME TË ÇËSHTJES SHQIPTARE NË ILIRI… PRANDAJ, KLASA POLITIKE, INTELIGJENCIA SHQIPTARE, PARTITË POLITIKE DHE SHOQËRITË (SHOQATATË) SHQIPTARE DUHET TA KUPTOJNË QË KOSOVA NUK ËSHTË ÇËSHTJE KOSOVARO – SERBE, POR ÇËSHTJE SHQIPTARE…
DIALOGU MBI 2O – VJEÇAR GATI E KA SHNDËRRUAR KOSOVËN SI NJË TOKË QË I ËSHTË MARRË SERBISË E JO, SIÇ ËSHTË, TOKË E SHQIPËRISË, QË ISHTE PUSHTUAR NGA SERBIA!!
HEQJA DORË E KLASËS POLITIKE, NË KUNDËRSHTIM ME VULLNETIN E POPULLIT TË KOSOVËS, NGA E DREJTA JETIKE PËR T’IU BASHKUAR SHTETIT TONË AMË I DHA ZEMËR SERBISË SHOVINISTE DHE U DHA ZEMËR ALEATËVE TË SAJ PËR TA RRITUR PRESIONIN MBI KOSOVËN E SHQIPËRISË DHE PËR T’IA ULUR “PAZARIN” EDHE MË TEJ!!
QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE POSAÇËRISHT KRYEMINISTRI NUK DO TË DUHEJË TË GUXONTE TË PRANONTE ÇFARËDO MARRËVESHJE QË NUK I GARANTON KOSOVËS SHQIPTARE PAVARËSI TË PLOTË NGA SERBIA SHOVINISTE DHE PRANIA E SAJ NË TOKËN TONË…
QEVERIA E KOSOVËS PËR ÇËSHTJEN E KOSOVËS SHQIPTARE DUHET DOMOSDOSHMËRISHT TË JETË NË KOMUNIKIM, KOORDINIM, MARRËVESHJE DHE PAJTUESHMËRI TË PLOTË ME TIRANËN DHE ME GJITHË FAKTORIN SHQIPTAR NË SHKUP, NË KOSOVËN LINDORE, NË MAL TË ZI DHE ME MËRGATËN SHQIPTARE…
KUSH MENDON, UDHËHIQET DHE VEPRON ME KONCEPTIN SE KOSOVA ËSHTË E PAVARUR – SHKËPUTUR NGA KOMBI SHQIPTAR DHE ÇËSHTJA SHQIPTARE DO TË GABOHET RËNDË…
E SHKUARA KOLABORACIONISTE PO PRET ME PADURIM “NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE” – PAJTIMIN ME SERBINË
Ata që kurrë nuk ishin hidhëruar me Jugoserbinë pushtuese dhe që i kishin shërbyer asaj me besnikëri qeni po angazhohen e po bëjnë fushatë që Kosova shqiptare të “pajtohet” me Serbinë një orë e më parë, duke bërë kompromise, duke i dhënë diçka Serbisë!!
Një eksponent i tillë, që sot është me një këmbë në varr, paska kërkuar sot (kur po i bëhet presion Kosovës shqiptare që të bëjë koncesione në dëm të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të saj!), që Kosova të bëjë marrëveshje me Serbinë!… Si duket ky dhe soji i tij nuk do të donin të vdisnin pa u (ri)pajtuar me Serbinë: “Në këtë fazë është koha optimale për marrëveshjen Kosovë-Serbi”, po thotë ky “partizani” i pajtimit me Serbinë ! S’eshte çudi. 60 vite kolaborim me pushtuesin…
add a comment