Portreti/intervista

Lutfi Coka: Mjeku Klodian Demiri një Hipokrat i ditëve tona

Mjeku Klodian Demiri një Hipokrat i ditëve tona

E nderuar Dita!

Nuk më flet goja, por më shkruan pena. Nuk më flet zemra, por flet shpirti…

Hape zemrën dhe shpirtin më tha, shkruaj pak fjalë për mjekun Dr Klodian Demiri, urolog në poliklinikën e specialiteteve Nr 3 Tiranë.

Janë fjalët e mia, opinion imi, që po shkruaj me vërtetësi, me shpirt e mirënjohje për këtë “Hipokrat” të  shëndetësisë së ditëve tona. Klodiani, një mjek i jashtëzakonshëm, një djalë  i mrekullueshëm, mjek me shumë vlera profesionale, një qytetar me kulturë shembullore, një mjek plot energji….

Dr Klodianin, në modelin e thjeshtësisë e shoh në radhë të parë në sytë e tij, në vullnetin për punë shembullore, në marrëdhëniet plot dritë midis tij dhe pacientëve, në komunikimin shembullor dhe pjekurinë e tij mendore dhe ideo-profesionale.

Në punën e tij shembullore flet më shumë se kurrë dituria e përgatitja profesionale dhe shkencore, durimi  dhe gjakftohtësia.

Njeri me trup mesatar, por me zemër të madhe, një mjek fytyrëmbël, që kur je pran tij, të shikon në sy, të buzëqesh dhe të futet në thellësinë e shpirtit për të zbuluar dhimbjen apo për të diagnostifikuar.

Pra para tij je një pacient” shpirtëror “dhe kurrë pacient fizik, ashtu si shprehej “Hipokrati”.

I ri në moshë dhe me një shpirt me temperament rinie, me zgjuarsi natyrore, me në nivel të duhur kulturor, me përgatitje të madhe prohesionale dhe për më tepër shkencore.

 Mjek shumë shoqëror, i thjeshtë, një mik imrekullueshëm i brezave të vjetër e të ri, të pasur e të varfër, të vuajtur e të mëkëmbur.

Profesionalizmi i tij duket në fjalën plot urtësi, në zërin e ëmbël margaritar, në fytyrën simpatike, pak ezmere, por i bardhë në shpirtë e zemër me këdo që ndodhet pran tij.

Modest midis modestëve, puntorë midis puntorëve, intelektual i dalluar midis intelektualëve.

Karakteri i tij fisnik dallohet në ndërgjegjien e lartë në punë, në përgatitjen shkencore e profesionale, në pastërtinë morale, në marrdhënie të ngrohta mjek-pacient, për zemërbardhësi, për drejtësi në punë, për durim dhe gjakftohtësi. Këto veti e kompletojnë dhe e lartësojnë figurën e mjekut Dr Klodian Demiri, duke e shndërruar në një “Hiokrat “ të ditëve tona.