Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Walaci, ka deklaruar se tashmë është e qartë se Rusia e Putinit nuk ka asnjë gjasë të ketë sukses në pushtimin e Ukrainës.
Ai u shpreh se pushtimi kishte nisur të dështonte, ndërkohë që premtoi më shumë mbështetje financiare dhe ushtarake për mbrojtjen e kombit të Evropës Lindore.
Në një konferencë Wallace shtoi se jo vetëm në pushtimin e Ukrainës, por se Kremlini ka nisur të dështojë në shumë fusha.
“Ata kanë dështuar deri më tani dhe nuk ka gjasa të kenë sukses ndonjëherë në pushtimin e Ukrainës.
Pushtimi i tyre ka dështuar dhe është rimodifikuar vazhdimisht në masën që ata me të vërtetë janë duke u fokusuar vetëm në pjesë të jugut dhe në lindje, një rrugë e gjatë e shumë larg operacionit të tyre të ashtuquajtur special treditor.
Tri ditë janë tashmë mbi 150 ditë dhe gati gjashtë muaj, me humbje të mëdha të konsiderueshme si të pajisjeve ashtu edhe të personelit rus”, deklaroi Sekretari i Mbrojtjes.
Wallace u shpreh se pritshmëritë e liderit rus ishin që bota tashëm do të ishte mërzitur pas disa muajve luftë dhe do të kishin ndryshuar qëndrimet.
“Presidenti Putin ka menduar se në gusht, pas disa muajsh, të gjithë do të ishim mërzitur nga konflikti dhe komuniteti ndërkombëtar do të kishte ndryshuar qendrim. Epo, dita e sotme është dëshmi për të kundërtën.
Ne kemi dalë nga ky takim me më shumë premtime për financa, më shumë premtime trajnimi dhe më shumë premtime për ndihmë ushtarake, të gjitha të krijuara për të ndihmuar Ukrainën të fitojë, për të ndihmuar Ukrainën të ngrihet për sovranitetin e saj dhe në të vërtetë për të siguruar që ambiciet e presidentit Putin të dështojnë në Ukrainë. siç duhet me të drejtë”, u shpreh ai.