Vështrim/Analizë

Xhemil Daci: Kthjelluni tetovarët e mi!

Tetovarë,unë kamë 100% të drejtë,andaj nuk ju kërkoj falje,por ju porosis:
TETOVARË MOS U BËNI TRUSHPËRLARË, KËNDELLUNI!!
I mbërthyer nga varianti më banal i “K-19”-shit, gripit “Omikron”, si rast të rallë, në ikje e sipër, ai më zgjodhi mua, mushkëritë e mia të dëmtuara, (pasojë e muajve të kaluara në qeli akull të ftohtë) në v.1968/’69 për të treguar se do jeton gjithmonë me ne .Edhe jeta pas burgosjes, ishte edhe më e zezë se tisi i zi, në “liri” të dozuar për ne shqiptarët. Dozën e caktonin sllavo okupatorët. Kjo “liri”në dekada edhe më rëndoi jetën time dhe të familjajarëve të mij. Tani në moshë më, edhe virusi çalaman si ky, më grabiti e më rrënoi për tokë. Më mori këmbë e duar, frymëmarrjes i shtoi atë që se desha kurrë, përcjelljen me ofkamë… Në gjendje gjysëmkllapi, për çudi kujtoja:
…Lotin nga syri i babait që nuk mundi ta fsheh nga ne, gjashtë fëmijët e tij, në çastet kur ndahej për së gjalli prej tre vëllezërve që shkonin (per ta atëhere) në të panjohurën Turqi, dhe hallallëkun dhënë njëri – tjetrit, u betonuan pashlyeshëm në kujtesën tonë, u bënë pjesë e karakterit tonë. Fjalët e babait se: “Jo,unë në Turqi nuk vij. Këtu m’është pre kërthiza, këtu do kem edhe vorrin!”…Posa këndellem them, se falë kësajë qëndrese mbinjerëzor armiku pravosllavo ortodoks, në RMV, edhe në përpëlitjet dhe shpurthjet e saja të fundit sot, ende vepron njësoj. Përdor jeniçarët shqiptarë të çdo soji. Pa këta,ky soj mileti sundues, moti do ishte ëndërra jonë e keqe e harruar.
BFI-ja(Bashkësia Fetare Islame) prej “çlirimit” 1945 e gjerë sot, dhe roli “kombëtarë” i sajë.
Në pamundësi për të shfarosë çdo gjë shqiptare në ish Jug., veçmas të atyre në Maqedpni (ku zullumi ishte më i madh), UDB dhe komitetet e të gjitha niveleve shtetërore, metodë më të përshtatur zgjodhën depërtimin e sajë mbrenda BFI-së. Kur e këtë arritën, krijuan rrjetin e tyre me kuadro jeniçarësh shqiptarë “muslimanë”. Të pajisur me tituj pa djersë, ata bënë gërdi në çdo segmend të jetës shqiptare:-propagim antiarsim; propagim për shpërngulje në Turqi etj.
Këtu duhet të përmendim me mburrje edhe mjaft kuadro fetare shqiptare që kundërshtuan këtë politike antishqiptare. Mjerë ata si përfunduan…
Njëri i çelur si zog në inkubatorët e UDB, si këndez më i spikatur, (ishte dhe nën hije ende është), MULLA SULO me nofkën “ZHARKO”. Për te dhe rolin e pistë që luajti ai gjatë veprimtarisë së tij në shumë sektorë fetaro-shoqërore, gjithë populli e di… Këtu do t’ua rikujtoj shqiptarëve të RMV (shtet dhunshëm edhe yni), nënshkrimin e 3/4 javëve më parë të MARRVESHJES NË MES ARKIVIT TË RMV dhe ARKIVIT TË BFI-së, për këmbim të materialeve të ndërsjella arkivore. Atë për BFI-në e nënshkruajti korbi papagall i Mulla Zharkos, Reisi Shaqir Fetahi, me nofkën popullore, TURIDHELPRA, kurse për UDB,”ORAO”. Ç’është ky këmbim pikërisht tani dihet. Minjët saora parandjejnë tërmetet dhe ikin andej nga më pak rrezikohen.Gadi një muaj këto “arkiva”, pastrojnë e fshinë pisllëqet e tyre të bëra në këto 76 vite.
Në fund, por e pa thënë deri në fund në këtë shkrim, ngelë për t’ua kujtuar në vecanti tetovarëve, rastin infantil të paskrupëllt, DHËNIA ARBITRARE E HARABATIT BABA TEQES, në pronësi të BFI-së, si tapi e lëshuar nga ish ministri antishqiptarë në egzil, N.Gruevski.
Në shkrimet e radhës inponohen shkrimet për trathtit, që bëri për para, Ish Presidenti i Shqipërisë, ILIR META, i zgjedhuri i tij, Kryegjyshi i Kom.Bektashian, EDMON BRAHIMAJ, gazetari kurtizanë, Ferdinand Samarxhi, gostivarasi, Arben-Beni Sulejman, një profesorë i U.T-së (tani në pension) dhe disa emra tjerë. Pas disa darkave për pazarllëqet e “shitjes” së H.B.TEQES, BFI-së, ujdia arrihet në Tiranë në restaurantin “Pizza”. Nënshkruhen, Kryegjyshi E.Brahimaj dhe Mulla Sulo-ZHARKO, që të dy nën mbikqyrjen e Kryetarit të Republikes se Shqipërisë, ILIR META…
Shihni fotot dhe binduni se si shitet tapia afro 500 vjecare dhe peshën e sajë e zëvendëson “tapia”që lëshon gjakpirësi i shqiptarëve Nikola Gruevski. Pra: TETOVARË, JINI MË ESULL!