TIRANË, 8 dhjetor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, së bashku me drejtorin rajonal të Bankës Botërore, Steve Navon Schonberger dhe drejtorin për Shqipërinë, Emanuel Salinas, vizituan rezervuarin Murriz-Thanë.
Krifca tha se, rezervuari Murriz-Thanë është më i madhi rezervuar në Shqipëri, i bërë nga dora e njeriut.
“Falë Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes, financuar nga Banka Botërore, janë rehabilituar 11 diga të rezervuarëve të ujitjes dhe të kanaleve ujitëse të 13 skemave që sot garantojnë ujitjen për mbi 41 mijë hektarë tokë”, tha ministrja.
“Kërkova vijimësi të mbështetjes së Bankës Botërore në ndërhyrje infrastrukturore, me qëllim optimizimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së digave dhe të sistemeve të ujitjes në kontekstin e ndryshimeve klimatike në vendin tonë”, u shpreh Krifca. /j.p/
add a comment