Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Sali Esat Pashë Toptani

Sali Esat Pashë Toptani-Berisha (Ripublikim)

Prishtinë, 14 dhjetor 2011
Qe eshte vete nje Esat Pashe Toptan e ka provuar dhe sterprovuar keto vite te demoanarkovandalizmit te instaluar prej tij ne emer te lirise dhe demokracise, por qe ta fuse Hasan Prishtinen, njeren prej figurave me te ndritura dhe me te kristalta te atdhetarizmit shqiptar ne nje “kallep” me vrasesit e Tij (u vra ne Selanik ne vitin 1933 nga Ahmet Zogolli), qe ta permend EMRIN e Tij, sinonim i atdhedashurise dhe demokracise shqiptare, perkrah emrave me te urryer, sinonime te tradhtise kombetare dhe armiq te perbetuar te lirise dhe demokracise shqiptare (Zogolli dhe Toptani), kete nuk na e mirrte mendja… Por, me sa duket ky njeri nuk do te vdes pa ia kaluar Zogollit dhe Toptanit ne tradhti, antishqiptarizem, antidemokraci dhe antiliri…
LEXOJENI:
Berisha s’njeh kufij: Do rehabilitoj figurën e Esat Toptanit !!!
Botuar nga faqja Zgjohu Shqiptar !!! Diten e hënë, 12 dhjetor 2011 ora 6.39.MD
Kryeministria Berisha ka mbledhur sot komitetin për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë, ku është shprehur se ka ardhur koha që të rishikohet historia, me qëllim rehabilitimin e disa figurave, si Ahmet Zogu e Esat Toptani.
Duke nënvizuar se festimet e këtij shekulli pavarësie duhet të jenë në lartësinë e duhur, kryeministri Berisha tha se është e domosdoshme të ridimensionohen figurat kryesore të këtyre 100-vjetëve Pavarësi të Shqipërisë, si mbreti Ahmet Zogu, Esat Toptani, Hasan Prishtina, e mjaft të tjerë, kontributi i vyer i të cilëve është nëpërkëmbur nga historiografët komunistë.
“Unë besoj se disa prej tyre, Ahmet Zogu, Esat Toptani, Hasan prishtina duhet të kenë praninë e tyre në kryeqytetin e vendit, pasi vërtet pavarësia u bë në Vlorë, por kontributi i tyre ishte i madh kudo”, tha kryeministri.
“Ndaj ne nuk kemi absolutisht, nuk duhet të kemi asnjë kompleks, se fatkeqësia e vështrimit të të vërtetave historike, ishte se ato u përpoqën të vihen në funksion të një çmendurie ideologjike dhe mandej të manipuloheshin sikundër ato nuk ishin. Mendoj se institucionet tona studimore, kërkimore e shkencore, kanë një detyrë të madhe. Andaj ne duhet të paraqesim të gjithë përpjekjet e tyre”, tha Sali Esat Pashe Toptani – Berisha.