Opinion

Blerim Muriqi: Për ku po marshon KM Kurti

PËR KU PO MARSHON KM KURTI

Në Kosovën tonë mjerisht gjithçka përbënë lajm. Dhe a dini përse? Sepse, mungon qeverisja për temat në pritshmëritë e publikut. Në të tillë katrahurë “boshllëku” rend vetiu pas çdo gjëje që të vetpërmbushet.

Kosova politike vjen nga një histori e gjatë pushtimi, dhimbjeje dhe padrejtësie, derisa Kosova qytetare vjen harmoni pranueshmërie edhe mbi fatet individuale në shpresen e të nesërmes më premtuese.

Ky solidaritet vetëviktimizues është thurur në kohët e vështira, kur Kosovës iu hoq autonomia dhe filloi homogjenizimi i masave për kauzën e lirisë. Sikur zakon që e kemi ta ngelim klasën e rrugëtimit me kohën, edhe kësaj radhe neve na është ndalur ora kohështrirje për çka pushtetet vinë me të njëjtat jargë dhe shkojnë me të njëjtat nënqeshje.

Nuk është rastësi, që ne si shoqëri shqiptare njohëm socializmin nga fedualizmi. Studiues të shumtë në të ardhmen, mbase do të merren me fenomenin. Neve na mbetet sot ta lexojmë kohën me alfabetin e kohës dhe kapitalizmin ta shohim me syzat e perspektivës. Është e vështirë të kuptohet se si në një stukturë kaq të brishtë shtetbërjeje po shohim kaq shumë prirje autokratike, kaq shumë delitantizëm në përfaqësim dhe kaq ego në mardhënie eksponentësh, në përballje konkurrence dhe në shtrirje rreshtimi.

Kosova në këto dy dekada ka njohur deformitete të ndryshme, ku kapja e institucioneve mbetet kryefjala e të keqes. Kjo kapje ka bërë që “ferri zhgënjim” ta bjerr shoqërinë deri në mosdëshirë të të jetuarit në vend. Pushtetet njëra pas tjetrës kanë gabuar njëjtë dhe trash e më trash, por deri më sot askush nuk e ka patur guximin ta synoj kapjen kaq deklarueshëm sa Vetvendosja ose më mirë thënë KM Kurti në synimdeklarimin e djeshëm për Sindikatat!

Tendencën autokrate që e shprehu KM Kurti, Sindikatat duhet ta marrin me alarm për orën e tyre të zgjimit.

Dhe vërtetë duhet të ndryshohet shumçka në Sindikatat tona, sepse ato e kanë lënë pushtetin në paqen e tij tash e 20 vite liri me mendësinë e mirëkuptimin për moshën e re të shtetit dhe kapacitetet e munguara të buxhetit. Ka ardhur koha e braktisjejs së mendësisë së viteve të ’90-ta të ish shtetit tonë paralel. Ka ardhur koha, që, po aq sa partitë luftojnë me të gjitha mjetet për pushtet edhe sindikatat po me atë përkushtim t’i përdorin të gjitha mjetet për dinjitetin e punëtorëve.

Po… kryeministri pati të drejtë, ka ardhur koha që Sindikatat të kenë drejtues më Teknokrat, drejtues më Pragmatik. Me një fjalë, ka ardhur koha që Sindikatat të zgjedhin luftëtarë të të drejtave të punëtorëve në krye të tyre.

Kryeministri pati të drejtë. Ai luftë po kërkon dhe luftë duhet t’i jepet! Diskursi konfliktuoz i kryeministrit nuk duhet t’i zbraps sindikatat. Ato duhet të dalin nga kthetrat e drejtuesve të sotëm mirëkuptues pushtetesh dhe duhet të fillojnë të jenë aty për çka edhe janë të organizuara, për të drejtat e punëtorëve.

Të synuarit e ndryshimt të drejtuesve të Sindikatave nga maja e qeverisë, më së paku është marrëzi dhe më së trashi është budallëllëk. Këtë mësim të historisë duhet dikush t’ia jap KM Kurti dhe atë me bollëk!

Ndoshta KM ynë Kurti nuk ia ka dalur të zbres akoma me këmbë në tokë dhe mbahet në eter, sikur, kur deklaronte se tashmë nuk ka nevojë të kundërshtohet sepse qeverisja janë ata, pra populli etj, ose e thirrë me hile këtë përplasje, dhe mu për këtë Sindikatat vërtetë duhet ta ndryshojnë qasjen nga e mirëkuptueshme e deritashme në kërkuese e mos toleruese tash e tutjeshme.

Plakat thonë “shyqyr që ra kjo dekë dhe u pamë”!

Ta humbësh busullën do të thotë ta humbësh edhe drejtimin, kur humbet drejtimi humbet edhe ekuilibri. A po ndodhë e njëjta gjë edhe me KM Kurti.

Kushdo që e ka përcjellur me vëmendje rrugëtimin politik të Albin Kurtit pas çlirimit të Kosovës, ka mundur të shoh dhe të kuptoj se parimi makiavelist “qëllimi arsyeton mjetin” ka qenë e ka mbetur arma e tij. Kjo armë në duart e tij na është shfaqur e ashpër, e mprehtë, herë e thukët herë e cekt, herë përmbajtësore herë e zbrazët fare, por gjithë herë në diskurs konfliktuoz. E tillë po vazhdon edhe sot kur ai është vet pushteti. Mjerisht, nuk ia ka dalur ta kuptoj se duke qenë vet pushteti ai nuk është tërësia e qenësisë shtet, dhe për rrjedhojë as tërësia e pushteteve. “Bolshevizmi albinist”, nëse mund ta quajmë kështu, për paraqitjen që po mundohet të na e imponoj në raport me kohështrirjen e pushtetit të tij, jo vetëm se është qartësisht papajtueshmëri nocionesh logjike, ai për opinionin po ravijëzohet edhe në portret dekadent e të shëmtuar shembëllimi.

Deliri i këmbës së Bretkosës para Nallbanit që luajti me deklaratën për dilaogun si temë e 7 apo e tetë e prioriteteve të tij, pambulesa e temave të rrugëardhjes në pushtet, luftës së shpallur kryeneqshëm mediave në tendencëprojektin e ngritjes së një medie të Vetvendosjes për t’ia imponuar opinionit komunikimin me Qeverinë në valët e dëshiruara të gjatësisë e të gjerësisë me to edhe të ngjyrës, gafa me mjetet e FSK-së dhe turni europian në përpjekje për të anashkaluar Amerikën janë mjaftueshëm dëshmi se prej një lideri në delir, sikur po shfaqet KM Kurti, nuk është për t’u çuditur kur nga goja e tij dëgjojmë margaritarë autokracie sikur ky me Sindikatat.

Ky djalë e ka humbur rrugën.

KM Kurti duket të jetë në një hall të madh, meqë me diskursin e tij të gjuhës që po përdorë, ai po thërret në përplasje të brendshme. Se a mund të jenë lëvizjet sindikaliste shpëtimi i tij, kjo mbetet ta shohim. Nga sa shohim ai nuk ka zgjidhje për disa çështje dhe shpëtimin po e kërkon në paqëndrueshmërinë e brendshme.  Historia është mësim i mirë dhe kjo e jona ka shembull fare të njomë për këso situatash. Z.Haradinaj dha dorëheqje kur u vu para dilemës të bënte përpara me asociacionin apo të konfliktohej me bashkësinë ndërkombëtare, pasi kuptoi me demarkacionin sa mund të gabohet. Të njëjtën gjë mund ta bëjë dedhe z.Kurti. Por, nga qeveria në qeveri ne nuk zgjidhim asnjë çështje dhe vonohemi shumë në proceset, të cilat po ecin më shpejt se sa shtati ynë politik e shtetëror.

Derisa KM Kurti po e thërret rrëzimin e tij ne duhet të kuptojmë se gjërat nuk janë ashtu sikur duhet. Ai po luan edhe nga ky pozicion me hilet e së shkuarës. Nëse ai e ka ashpërsuar fjalorin për mosbërjen e asociacionit dhe njëkohësisht po thirrë përmes diskursit konfliktuoz rrëzimin e tij, kjo i bie se patatet janë shumë të nxehta për duart e tij të njoma, por ja që ai po ka nevojë ta lë hapur një shteg populist për t’u rikthyer në pushtet pasi duart e ndonjërit të bëhen shkrum e hi!