Prapë të ndarë festojmë festat..!
Si mund të flitet për nje bashkim kombëtar, kur akoma jemi të ndarë në ditët tona më të rëndësishme ?!
Pyetja është :
– A u çlirua Shqiperia nga nazistët gjermanë, a po jo, më 29 nëntor ?
Zotrinjë, mblidhni historianët e këtij vendi dhe vendosni një datë të vërtetë, të pa kontestueshme nga i gjithë populli.
U futën nëpër kalendaret tona festa që nuk i kemi dëgjuar dhe nuk kanë rëndësi për ne, si ; « Shën Valentina » e « Halluina », te cilat nuk kanë asnje domethënie, por janë thjesht një bisnes ku duhen harxhuar dhe ato pesë lekë, që i kemi !!
– Ç’farë po ndodhë vallë…?!
Dalin përfaqësuesë organesh shtetërore e thone :
– 29 nëntori është ditë zie, duke dhënë prova të pabaza !!
Unë, si qytetare e këtij vendi pyes :
– Cila është ajo ditë e vërtetë, për të cilën shqiptarët duhet të festojnë të gjithë sëbashku ?
Kjo toka jonë e larë me gjak në çdo pëllëmbë të saj, për të cilën dhanë jetën mijra dëshmorë, që e ndriçojnë këtë tokë dhe këtë vend dhe kur ajo mbetet në errësirë nga logjika e pa logjikë e disa njerëzve të papërgjegjshëm !
Që kur në Shqipëri u krijuan me dhjetra parti, ne nuk po dijmë më se ç’farë të bëjmë…
Atë që e quan dëshmor njëra parti, i hedhë baltë partia tjetër…atë që e quan festë njëra parti, tjetra e quan ditë zi…!!
Zotërinjë, ne nuk mund të shkruajmë historinë kombëtare sa herë duan partitë dhe sa herë te shtrijnë ndikimet e tyre në vendin tonë grekë, turqë apo të tjerë !
Po edhe nëse duhet ta rishkruajmë, duhet të bëhe një referendum, që përvecse fakteve të pa mohueshme historike, mos perfshihet gjë tjetër.
Popolli duhet te jap vullnetin e tij që vet ne si komb të kemi një datë të pakontestueshme, kur u ngrit flamuri e kur u çlirua Shqipëria nga okupatori.
Koha ka treguar që më shumë qarqe kanë punuar kundër ketij vendi, sesa ato qe duan Shqiperinë drejte një Evrope të sigurtë.
E ndanë Shqipërinë ne shumë copa, ku secila fuqi mori nga një pjese, gjë që nuk do të kishte ndodhur, të na merrnin asnje metër tokë,sikur shqiptarët të kishin qenë mirë të bashkuar.
Udhëtoja nga Kërcova, pas një aktiviteti dhe më vinte për të qarë kur nxirrnim pasaportat e prisnim ne kufi, duke lënë pas atë që dikur ishte tokë e jona, qe te parët na e lanë…
Duke lënë pas vëllezër e motra që flasin aq bukur shqip… duke lënë rrenjët tona të shkëputura andej këndej !!
Ka ardhur koha që të gjitha partitë, të gjithë politikanët të punojnë për një Bashkim Kombëtar, që brezave te ardhshëm t’u lëmë një Shqipëri pa trarë ndarje në mes…!
Ka ardhur koha të mbrojme simbolet tona kombëtare, të bashkohemi rreth njeri tjetrit me shumë dashuri dhe respekt pa vrarë e pa prerë !!
Të mbjellim gjelbërimin e t’u japim fëijëve tanë një ajër të pastër.
Të duhemi e të kuptojmë se ky është vendi ynë, janë rrënjet e të parëve, janë hapat tona… të fëmijëve tanë. Janë ato gjurmë drejt të cilave do ecin brezat e rinjë…Dhe ëndrra e një Shqiperie as të madhe, as të vogël, po vetem aq sa është ajo natyrale, me territorin e saj kompakt ku shtrihen shqiptarët në tokën e vet që nga lashtësia, te bëhet realitet, duke u lidhur fort pas njëri- tjetrit, që askush të mos ketë më forcën as guximin për të na ndarë e coptuar dhe nje Shqiperi e tille unike, të mos vdes kurrë.
Ta duam këtë Shqipëri si na duan prinderit tanë, si duam ne fëmijët tanë dhe ti japim vetëm dashuri, se është kaq shumë e vuajtur, sa më bënë të ndjehem fajtore !!
add a comment