Arkiv / Ripublikim

Xh. Gjini: Ata që u përpoqën të poshtërojnë e zhbëjnë qenien shqiptare akuzojnë Enver Hoxhën

Prishtinë, 1 dhjetor 2013
Ata qe u perpoqen te poshtrojne qenien shqiptare akuzojne Enver Hoxhen
U mesuam gati, por megjithate eshte per t’u çuditur me pafytyresine e tyre! Ata qe shkaterruan Republiken e Shqiperise, ata qe sollen Janullatosin ne Tirane (ne krye te Kishes autoqefale Ortodokse Shqiptare), ata qe mbushen rruget e qendrave te Evropes me vajza te reja shqiptare, ata qe jane pergjegjes per mijera djeme, gra, vajza, femije e burra te vrare mes vete, te zhdukur e te mbytur ne ujerat e detit Jon dhe atij Adriatik, ata qe jane pergjegjes per rikthimin e “institucionit” famekeq te gjakmarrjes dhe per mijera familje te ngujuara edhe ne kete shekull, ata qe rihapen shkollen greke ne Himare pas 50 vjetesh, ata qe bene tradhti dhe poshteruan atdheun duke i fale Greqise ujera territoriale pas gati nje shekulli (ne vend se t’i kerkonin rreth 15 000 km katrore toke te Shqiperise nga Greqia), ata qe sabotuan me te gjitha format dhe rruget qendresen shqiptare ne tokat e pushtuara, ata qe u bene krah i pushtuesve te tokave te Shqiperise, ata…, Berishistet e Jozefines guxuan sonte te dalin si korbat dhe te akuzonin Enver Hoxhen… Eshte pak ÇUDI!…