Lëvizja\UÇK

Mehmet Musa: Pranvera Shqiptare ’81 ishte bombë atomike kundër pushtimit jugoserb dhe “bashkim – vëllazërimit”

Pranvera e vitit 1981 ishte një bombë atomike kundër Jugosllavisë dhe, ”bashkim -vllazërimit!”

Tani e katër dekada të shkuara, në marsin dhe prillin e lulëbozhureve të Atdheut, në gjysmën e Shqipërisë së okupuar nga serbosllavia, ra termet që lëkundi thellë deri në horizontin e nëntë të tokës, themelet e Jugosllavisë fashiste dhe të “bashkim-vllazërimit” me sllavët e jugut.

Në javën e fundit të muajit nëntor 1978, pershperitej në konviktet ndërmjet studentëve e studenteve se, me 27 nëntor, do të organizoheshin demostrata në tërë gjysmën e Shqipërisë se okupuar në shenjë përkrahjeje dhe  përkujtimi të dhjetevjetorit të demostratave të vitit 1968.

Ne duhet të ishim gati e syçelë ,per të pritur organizatorët e demostratave të vitit 68, të cilët nuk ishin burgosur akoma.

Disponimi në shumicën e studentëve, te edukuar e frymezuar me ide kombëtare, ishte ne nivelin me te lartë. Ate vit, me 10 qershor, në Prizrenin historik, u organizua kremtimi, si kurrë ndonjëhere më parë, i 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku morën pjesë studiues e profesorë nga të gjitha trevat shqiptare e nga diaspora, në kumtesat e te cilëve ,që u lexuan dhe u shperndanë atë ditë, nuk bëhej fjalë për islamizmin, marksizmin, ortodoksizmin, demokracinë e krishterimin, por flitej vetem për programin dhe qëllimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, shpreheshin aspiratat e atyre që kishin rënë për këte tokë nder shekuj, e atyre që do të bien më vonë, bashkimi dhe konsolidimi i trojeve tona në një Shqipëri, as të vogël, as të madhe, por në një Shqipëri natyrale. Kontaktet me grupet artistike e sportive me vëllezërit tanë nga Shqipëria e gjymtuar, luajtën nje rol të pazavendsueshem në integrimin shpirtëror mbarshqiptar. Roli konstruktiv i profesorëve që vinin nga Tirana për të ligjeruar në Universitetin e Prishtinës ishte i pakrahasueshëm në ngritjen e nivelit dhe edukimit të studentëve me ndjenjen e atdhedashurisë.

Dua të kujtoj një rast. Grupi i studentëve i basketbollit të Tiranës në tetor 1978, erdhi në Kosovë dhe bëri një xhiro në qytetet e terë Kosovës. Ndeshjën e parë e bënë në Mitrovicë, në një sallë sportive afër urës së Ibrit. Të gjithë spektatorët, pa perjashtim, ishin në favor të klubit të Tiranës, i cili edhe e fitoi ndeshjen. Po atë vit, në  vjeshtë, erdhi grupi i teatrit kombëtar nga Shkodra, i drejtuar nga aktori i madh, Ndrekë Luca, për të shfaqur dramën “Baca i Gjetajve”. Salla e teatrit në Prishtinë ishte shumë e vogël. Biletat ishin shpërndarë më parë nëpër njerzit e pushtetit dhe ne nuk mund të hynim brenda, sepse policia qellonte mbi ne me shkopinj gome. Ne, në shenjë revolte e proteste ndaj pushtuesëve, shkonim dhe e puthnim llamarinën e minibusit që kishte sjellë aktorët e teatrit nga Shkodra…

Për emancipimin, edukimin dhe frymëzimin me virtyte dhe ide kombëtare të rinisë së gjysmës se Atdheut të okupuar, nje rol me rëndësi me një fuqi gjigande luajti i tërë aparati i shtetit shqiptar me në krye Enver Hoxhën. Televizioni shqiptar ndiqej nga te gjithë me shumë interes. Programi fillonte në orën 17:30, perafersisht me këte përmbajtje: lajmet, program për pionieret dhe fatosat; universiteti në ekran; lajmet e orës 20:00; një program me filma si per shembull “Flaka e Maleve”; “Epoka para gjyqit”; “Dy krisma në Paris”, “Ballë për ballë me sovjetikët”; “I teti në bronz”; “Nëntori i dytë”; “Mësonjëtorja”, e shumë e shumë filma te tjere. Me pas ishin lajmet e orës 22:00 dhe, parashikimi i motit për diten e neserme dhe se fundmi mbyllja e programit. Radio Kukësi e Radio Tirana nuk mungonin me kënget folklorike të grupit të Rashbullit, të Fatime Sokolit, Fitnete Rexhës, Qemail Kërtushës, Bik Ndojës, Zoja Palit e shumë të tjerëve deri në mbyllje të programit dhe çdo mbrëmje kishte emision enkas për shqiptarët jashte Atdheut.

Nuk do zgjatem më shumë, por ceka disa nga faktorët që ndikuan në formimin dhe forcimin e atdhedashurisë të të rinjve e të rejave shqiptare nga e gjithë gjysma e Shqipërisë së okupuar nga Jugosebia në ato kohë.

Sot, pas 40 vjetesh, kur mungojnë institucionet shtetrore dhe kujdesi për të edukuar brezat e rinj me frymen e patriotizmit dhe të dashurisë për Atdheun shumë të rinj mendojnë, ne radhë te parë të ikin nga Atdheu dhe ata që ngelën pa ikur kultivojnë dhe marrin e shperndajnë, shesin bimë narkotike, para hundeve të shtetit, qoftë ne R. e Kosovës qoftë në R. e Shqipërise.

Pritëm në fundjavën e nëntorit të vitit 1978, në konviktin nr.3, në dhomën 08, nga 24 e deri me 29 nëntor, nuk ndodhi asgjë. Ata të vitit 1968 nuk erdhën, por askush nga studentët nuk e mori guximin të thyeje akullin, sepse mjaftonte vetëm një shkëndije sado e vogël per të bërë që të shperthenin demostratat.

Edhe sot pas 43 vjeteve nuk e kam idenë pse nuk ndodhën demostratat në nëntor të vitit 1978 dhe pse ne vet nuk e filluam këte gjë… Ndoshta pse ishim te bindur dhe e konsideronim veten shum të rinj për një flakë të madhe. Mund të  thuhet se, ndoshta, kushtet nuk ishin pjekur akoma…

Pas dy vjete e gjysëm, kur erdhi pranvera lulegjaku, me 11 e 26 mars 1981 si dhe 1,2 e 3 prill 1981 dhe shperthyen demostratat në të gjithë trojet tona kunder pushtimit e pushtuesve çetnik serbe dhe tradhtarëve të vendit.

Nga marsi e deri në fund të qershorit 1981, Atdheun tonë e përshkoi një gjueti shtrigash, ndaj gjysmës së popullit të Shqipërisë së okupuar nga çakejte e Beogradit. Ata, se bashku me një pjesë te disa shqiptareve faqezinj, që për të lëpirë një kockë i sherbenin me zell aq të madh armiqve të Atdheut.

U burgosën po thuaj të gjitha grupet ilegale që vepronin për lirinë dhe per çlirimin e vendit, kudo që ishin. U krijua nje ambjent i zymtë e mbytës. Kudo vinte erë shkrumbi e ndihej era e barotit. Bastiseshin shtëpi e keqtrajtoheshin njerez, duke u rrahur barbarisht, bile edhe para femijeve te tyre, ditën e natën, familjet e të dyshuarve si “nacionaliste e irredentiste”…

Ne, që mbetëm jasht hekurave te burgut, që pame me syte tane dhe na mbeti thelle ne shpirt, heroizmin dhe qëndresen e vendosur e rinisë revolucionare të Atdheut, degjuam thirrjet e kërkesat e tyre për Republikën e Kosovës. Une vet kam pare me syte e mij keqtrajtimet që u ishin bërë studentëve, sidomos motrave dhe vajzave tona me 26 mars nga policia. Me date 27 mars, më rastisi që të shoh me sytë e mij, në mes te konviktit nr.1 dhe mensës së studentëve, në tokë, gishtat e dorës së djathtë të Isa Bajrës nga Istogu.

Ishin tepër emocionues e frymëzues fjalimi i Ali Lajqit, referati dhe kërkesat tona që lexoi Riza Demaj, diskutimi i Imrane Koxhës, Fata Zymberajt e Behxhet Imishtit, më ngeli në shpirt që së bashku tërë ditën nuk u ndamë me vëllain tim Islam Vishin me 26 mars.

Ishin të neveriteshme sjelljet barbare e vandale dhe neojugosllave të Azem Vllasit kundër studentëve që vunë  ne veshtiresi para tyre edhe Gazmend Zajmin, Pajazit Nushin, Ymer Jaken e Drita Dobroshin. Kujtoj Halil Bërishën, që theu fitografinë e Titos dhe kunder tij e turmes u zbraz një karikator me fisheke.

Me 26 mars u paraqit me një fjalim të  rastit një mesoburrë që kishte qenë demostrues i vitit 1968. Fjalimi i tij nga respekti që kishim për ata të 1968-tës na çoi peshë zemrat të gjithë neve që ishim rreth tij duke e dëgjuar. Plagosja e një  vajze të shkolles së mesme nga Gjilani që quhej Besa, nga malazezi Delibashiç afër mensës ishte një akt që ngriti peshe ndjenjat e të rinjve qe shperthyen ne demonstratat e 1, 2, 3 e 4 prillit 1981, ne Prishtinë e ne shume qytete tona shqiptare dhe frymezuan edhe aktet heroike të nxënësve te shkollës së mesme teknike në Prishtinë, Naser Hajrizi e Asklan Pireva, qe flijuan edhe jeten per Atdhe.

Nje ndikim te rendesishem pati edhe fjalimi me megafon, para komitetit, i nje “punëtori të ndermarrjes Ramiz Sadiku” (me vone mesuam se ky ka qene atdhetari dhe ilegali disa vjeçar, Hydajet Hyseni)… Pastaj, demostrata  në Pejë, Ferizaj, Vushterri, Drenas… dhe së fundmi, demostrata e Istogut, që u organizua me 30 prill 1981, ditën e enjte ( ditën e tregut ), ku ishim të pranishëm si mysafire edhe unë e shoku im Ramiz Ismaili.

Ka shume ngjarje te tjera heroike që dhe sot, pas 40 vjetësh, më rrenqethin trupin tashti që po i shkruaj e përkujtoj. Edhe sot ndihem keq dhe, të them të drejtën, Deçanit tim, personalisht, i kam ngelur borxh për jetë që kurre nuk mora pjesë fizikisht në organizimin apo në demostratë, por vetem i vezhgoja nga larg per shkak te survejimit nga argatët e sigurimit si Bedrush Shala nga Juniku, Xheladin Beqiri nga Baballoqi, Qazim Mazrreku nga Prilepi, Lahë Lahi nga Batusha, Zymer Zymeri… kishte edhe të tjerë, por këta ishin nder më aktivët.

Diku nga mesi i qershorit të vitit 1981 u shperndanë thirrjet nga shërbimi ushtarak, dega e Deçanit, nga mbrojtja teritoriale, me nënshkrimin e Qazim Selmanajt, se në ditën e caktuar therriteshin të gjithë ata që kishin kryer shërbimin ushtarak si rezervistë që të mobilizoheshin dhe te merrnin detyrat, sepse Jugosllavia mund të rrezikohej nga ndonjë sulm i papritur nga Shqipëria… Te gjithë ata që kishin kuaj duhet t’i merrnin me vete që edhe kuajt të  ishin te paisur me samarë ushtarak e paisje te tjera të nevojshme për gjendje lufte.

Vendi i takimit, ishte afër një kazerme ushtarake, në fshatin Hulaj, në një livadh të madh të rrethuar me gështenja. Atje ishte improvizuar, një binë dhe ishte vetëm një oficer serb apo malazez me uniformë rezervisti, i cili ishte i dehur! Prandaj, turma prej 2000 vetesh, që ishin shqiptare, duhej të flisnin vetem serbisht ne kete takim, shkaku i një oficeri serb!!

Në fund të qershorit, kur të gjitha shkollat ishin të mbyllura, LKJ-ja organizoi mbledhje informative, siç i quanin ata, ne të gjitha bashkësite lokale në kete pjese te Atdheut tonë, për të gjykuar dhe denuar demostratat “armiqesore e kundërrevolucionare“. Një mbledhje e tillë u organizua edhe në  bashkësine lokale të fshatit tim, Isniq. ”Potragjeli” i katundit me solli edhe mua njoftimin, për të marë pjesë patjeter në ate mbledhje. Kur hymë në klase pamë se ajo ishte e tejmbushur me komunistet e fshatit tonë  të prirë  nga baca Tafë e dy Rrustemat (Rexha e Qerimi). Ata ishin shpërndare në tërë klasën, duke zënë të gjitha bankat. Në karrigën e mësuesit ishte ulur një person i mbërthyer me kollare që kurrë nuk e kisha parë ndonjehere. Filloi mbledhja ne klasën  e mbushur plot e përplot ku pjesa më e madhe ishin në këmbë. Nga,tymi i duhanit që pinin të ftuarit, të zihej fryma.

Ai që ishte ulur në vendin e mësuesit u prezantua, duke thënë se quhej Selim Seferi, se ishte prej ketij fshati dhe se ishte zyrtar i lartë që punonte në Beograd. “Une, tha ai, me vullnet kam zgjedhur fshatin tim që sonte të diskutojmë hapur e pa protokoll me njeri – tjetrin, për hallet dhe problemet që kane pllakosur vendin tonë nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm të Jugosllavisë se Titos, me rastin e demostratave armiqsore e kunderrevolucionare në Prishtinë e gjetiu në Kosovë. Demostratat armiqsore e kundërrevolucionare, pikë së pari, ishin kundër kombësisë shqiptare e rendit kushtetues, kundër fryteve të Revolucionit popullor, kunder republikës socialiste të Serbisë  e kundër Relublikës socialiste federative të Jugosllavisë, kundër bashkim – vëllezërimit të të gjitha kombeve dhe kombësive dhe kundër popullit punonjës, pa perjashtim, të gjithë Jugosllavisë së Titos. Keta armiq kanë synim që në formë antikushtetuese ta shpallin Kosovën Republikë e pastaj t‘ia bashkojnë Shqipërisë, siç ndodhi në kohën e okupimit fashist, kurë u krijua Shqipëria e madhe. Por, e kanë të kotë armiqtë tanë të brendshëm e të jashtëm se ne do të dalim fitimtarë në luftën kundër këtyre forcave të erreta, që në radhe të parë, nuk ia duan të mirën vetë kombësisë shqiptare e pastaj të gjithë Jugosllavisë. Në këte luftë në ballë me LKJ-në, ushtrinë e me sigurimin e shtetit, do i mundim armiqtë dhe do të fitojmë siç fituam në luftën e dytë botërore me shokun Tito ne krye, kundër bashkpuntorëve të fashizmit, që nga Shaban Polluzha i asaj ane e deri te Demë Ali Pozhari i kësajë ane.

Në bazë të informatave që kam nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar e kanë  luftuar dhe gjykuar e tërë Jugosllavia, që nga Jesenica e deri në Gjevgjeli, e ka gjykuar e tërë kombësia shqiptare nga të gjitha bashësitë lokale e deri në Prishtinë si dhe të gjitha forcat progresive që jane betuar në rrugën e Titos, në luftë ditën e natën, duke i zbuluar çerdhet armiqsore e duke i vënë para drejtësisë. Unë, si isniqas që jam, ndihem krenar se në këte fshat të madh, i dyti pas Junikut në Dukagjin, nuk është  zbuluar dhe nuk ka asnjë çerdhe armiqsore, me përjashtim të një studenti, i cili u manipulua dhe u inkuadrua në grupin armiqesor, nacionalist e irredentist të Gllogjanit.

Sikur të na ndihmonte edhe Shqipëria për ta luftuar dhe gjykuar nacionalizmin shqiptar, atëhere nacionalizmi do të ngulfatej dhe nuk do të kishte shpirt më për të jetuar, por ndodhi e kundërta. Shqipëria, e cila kurrë nuk ia ka dashur të mirën Jugosllavisë dhe stalinisti Enver Hoxha, herë me bashkimin Sovjetik e here me Kinën e lufton qe prej 35 vjetesh me radhë, me propagandë, agjitacione dhe duke dërguar pandërprere diversante ne vendin tonë. Duke vepruar keshtu, Shqiperia përkrahu dhe e ndihmoi me të gjitha mjetet nacionalizmin dhe irredentizmin shqiptar duke e përkrahur në të gjitha fushat. Si përfundim, dua të them se Shqipëria, kësajë radhe, i ra me thikë pas shpine së pari kombësisë shqiptare në Jugosllavi e pastaj të gjitha kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë. Une erdha sot, këtu në Isniq, që edhe Isniqi te mos ngelet prapa bashkësive te tjera lokale në luftë kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar, të cilin do ta gjykojmë sot, do ta gjykojmë nesër, do ta luftojmë sot e do ta luftojmë edhe nesër e pasnesër pa pikën e mëshirës nacionalizmin shqiptar. Kaq pata”. (pasoi një duartrokitje e thatë)

“Tani e keni radhën ju studentë dhe studente të flisni. Asnjeri nuk do te mbaje ndonje pergjegjesi per çfar do të thotë, tha Selimi.

Fjalën e mori Arifi student i mjeksisë, i cili tha: -“Shoku Selim,pse nuk na keni organizuar mledhje të ketilla informative më përpara, por na therrisni vetem kur ju vjen veza të bytha”? Të gjithë të pranishmit qeshën me të madhe.

Me pas pati edhe ndonje diskutim jashtë temës deri sa në fund të bankave të rrjeshtit të majtë, afër dritares, fjalën e mori nje student i juridikut, i cili tha: “Shoku Selim, i gjykojmë rrepte dhe ashpër ngjarjet kunderrevolucionare që ndodhën në krahinë e në disa qytete të krahinës. Ne, studentët isniqase nuk kemi qenë të mashtruar dhe nuk kemi marrë pjesë në demostratat armiqsore,dhe ju betohemi se studentet e Isniqit rinia dhe fshatarsia e Isniqit eshtë drejt rrugës së Titos e bashkim- vëllazërimit, dhe e mbylli fjalimin me thirrjen: rroftë Jugosllavia e Titos!”

Ne fund fjalën e mori prap zyrtari i lartë isniqas që punonte në Beograd, i cili beri thirrje që nese kishte ndonje student që, pa dashje, ishte ndodhur ne mes të turmes së demostresve të ngrihet e të pendohet se nuk do të ketë asnje pasojë per këte. Fjalen e tij ky rrokopoç e mbylli me thirrjen :”Rroftë Jugosllsvia e Titos! Rroftë bashkim-vllazërimi i kombeve dhe kombësive të jugosllavisë!”dhe premtoi se do te vinte më shpesh mes nesh në Isniq.

Pasi u shpërndamë, dhe mua as që më ngeli hatri për gjykimet dhe diskutimet, nga ata që ishin të betuar dhe paguar të ecin në „rrugën e Titos”, po mendoja se si eshte e mundur që këta të gjorë nuk arrijnë të kuptojnë se kerkesa për statusin e Kosovës Republikë ishte e drejtë dhe parimore që bëhet  nga një popull me numër më të madh se malazezet e maqedonët në Jugosllavi.

Kush ishte për Republikën e Kosovës dhe kush ishte kundër Republikës së Kosovës në vitin 1981- 1989.

Prishtina 1981                                Rilindja 1982                                                      Tirana 1981

Ekzistonin dy kampe: ai i bashkim-vllëzerimit me jugosllavët dhe rruga e Titos (kolaboracionistet) si dhe kampi që me çdo kusht, edhe me gjak, angazhoheshin që Kosova të fitonte statusin e Republikës e më vonë t‘ i bashkohej Shqipërisë, sepse Kosova eshtë Shqipëri. Populli shqiptar nën thundren e Jugosllavise ishte ngritur i tëri, si një grusht, në demostrata, duke iu bashkuar studentëve në vitin 1981 për të fituar Kosova statusin e Republikës. Pa qëllim të keq do bej një krahasim se kush ishte per Republikë e kush ishte për “bashkim – vëllezërim” e rrugën e Titos dhe e gjykonte “nacionalizmin dhe irredentizmin” shqiptar.

Kunder demostruesve duarthatë ishte i tëre aparati shtetëror jugosllav, armata jugosllave, ishte aparati shtetëror i  gjashtë rebublikave dhe dy krahinave të Jugosllavisë në krye me LKJ-në, ndërsa në Atdheun tonë ishin kundër; Lidhja komuniste e Kosovës, Lidhja Socialiste e Kosovës, Lidhja Frejaliste e Kosovës, të gjithë delegatet e kuvendit të krahinës, bile edhe ai deputeti me plis të bardhë në kuvendin e Kosovës, organizata e veteranëve të LANÇ, mbrojtja territoriale dhe vetmbrojta shoqërore e Kosovës, kundër ishin të gjithë punëtorët e radio e televizionit të Prishtinës, ishte gazeta “Rilindja” dhe punonjësit e saj, “Zëri”, “Fjala” e çdo gazete periodike, me përjashtim të Martin Çunit, Sabit Rrustemit e ndonje tjetri. E gjykonte “nacionalizmin shqiptar”, sekretariati krahinor i punëve të brendshme, sigurimi shtetëror dhe sigurimi publik, gjykatat dhe gjygjtarët, prokurore e hetuese, me të gjithë resorët ishin kundër Republikës… Institute, Akademia e Shkences dhe Arteve të Kosovës, Lidhja e shkrimtarëve të Kosovë dhe të gjithë nënshkruesit e programit të LDK-së, me 23 12.1989 si dhe ata të partisë UJDI-t dhe të partisë Fshatare ishin kundër demonstratave dhe kunder nacionalizmit dhe irredentizmit, në vitin 1981, të gjihë ata djem që studiuan në Akademinë Ushtarake në Beograd, me ndonje perjashtim, si Naim Maloku e Xhafer Jashari, që ishin për Republikën.

Ishin kundër Republikës të gjitha organet e organizatat e komunave, të gjithë profesorët e universitetit, me perjashtim të Rexhep Qosjes, Ukshin Hotit, Halil Alidemaj, Ekrem Kryeziut e te ndonje tjetri.

Ishin kundër Republikës të gjithë drejtoret e shkollave fillore dhe të mesme si dhe kolektivi mësimdhënës i shkollave, të gjithë korrierët e shkollave, ndërsa  babloku Banush Berilaj, i cili ishte korrier në shkollën e Komoranit, rrihej, torturohej  e burgosej dhe nuk nënshtrohej përë statusin e Republikës.

Kundër idese së republikës ishte edhe kleri musliman, i krishterë dhe bektashi, duke i këshilluar besimtaret e tyre “se dorën e pushtetit duhet puthur”!! Megjithate, shumica e popullit ishte rreshtuar në kampin për të fituar Republikën: shtresa e vegjëlisë, nxenësit e shkollave te mesme dhe studentët ishin të pa thyeshem e të pakthyeshëm drejt arritjes së Republikës. Familjet e veçanta të të pushkatuarve nga Serbia, nga viti 1945, si dhe familjet e të burgosurve për çeshtjen e Atdheut qëndronin të pa thyeshem.

Ngjarjet e marsit e prillit të vitit 1981 ishin shpërthim i akumuluar i urrejtjes ndaj pushtuesit të ri që nga viti 1945, ishin plotesim i amanetit dhe vendimeve te Konferencës së Bujanit, ishin amanet i Shaban Polluzhës dhe brigadave të tij, që u kositën ne shkurt dhe mars të vitit 1945, duke larë me gjak Drenicën, ishin plotesim i amanetit të mbi        4 000 burrave të pushkatuar, që i mblodhi duke i mashtruar e i dergoi në Tivar si të  kasapi  Fadil Hoxha, Xhavit Nimani,Veli Deva, Kolë Shiroka, Ali Shukria… etj.

Ato ngjarje ishin plotesim i amanetit te Emin Durakut, Gjon Sereqit, Hasan Remnikut, Shyt Marecit, Hajdar Dushit, Zhukë Haxhisë, Jashar Haxhës, Kerit të Sadri Bardhit, Ymer Berishës, Demë Ali Pozharit, Mehmet Agë Rashkocit, Kadri Bebës, Qerim Banullës, Nazif Shabës, Xhemë Sadrisë, Sali Shatrit, Murat Mehmetit, Fazli Graiqevcit, Metush Krasniqit, Adem Demaçit, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, Kadri Osmanit, Rexhep Malës, Murat Visoqit, Rafi Halilit e Skender Kadriut e Ali Aliut nga Presheva e shume te tjereve. Ishin amanet i hoxhëve Hysen Berisha, hoxhë Ramush Shatri e Hoxhë Zekë Berdynaj, e shum të tjerëve që u vranë me gjygj e pa gjygj, u burgosën e torturuan nëpër burgjet anë e këndë Jugosllavisë që nga viti 1945 e që me mund e sakrifica nuk kursyen as jetën e tyre në luftë dhe në shërbim të gjysmës së Shqipërisë së okupuar nga serbosllavia ,që një ditë të çlirohet e bashkohet.

Në këte kontekst përballë të gjithë atij numëri shumë milionësh në Serbosllavi e që  ishin kundër Republikës, mëmëloket tona lindën e rritën djem që sinqerisht e shqiptarisht edhe pse numerikisht shumë e shumë me pak ,pa marrë parasyshë sakrificat ,i dolën zot Atdheut kundër një armiku të egër e barbarë dhe numerikisht ishte milionësh më i madh. Djemtë e shqiptarisë nuk pushuan asnjehere. Ata u organizuan në ilegale në forma të ndryshme dhe barten në supet e tyre flaken çlirimtare nga viti ne vit e nga dekada në dekadë. Aso kohe burgjet ishin mbushur përplot me liridashës. Puntorët e sigurimit shtetëror e publik, prokurorët, hetuesi  ,gjykatësit,porotët,e gardianët ishin të gjithë shqiptarë. Serbët vetëm fërkonin duart,por sa më shum që mbusheshin burgjet me bijtë dhe bijat më te mirë të popullit liridashës aq më tepër shtohej urrejtja ndajë armiqve të kombit tonë dhe shërbëtorëve të tyre. Prandaj shtrohej nevoja që  radhët e ilegales  të freskoheshin shtërngoheshin dhe shtoheshin  me bij e bija që Atdheut tonë të stërobëruar, për  ti dale zot , duke mos kursyer edhe pikën e fundit të gjakut.

Po i referohemi një gazete kroate VUS,te vitit 1981.Atje shkruhet se vetëm gjykata e qarkut  në Pejë me gjyqtarin Ukë Muçaj dhe gjykata e qarkut në Prishtinë me gjygjtarin Ymer Osaj , ka gjykuar në bazë te neneve 131 , 133 për një vit aq të pandehur sa që e tërë Kroacia nuk ka gjykuar për 10 vjet! Atdheu ynë u shkretua, aktivistët më të zot dhe më te zellshëm u  torturuan,u rrahën skajshmërisht nga hetuesit “shqiptare” e sllave dhe u prangosën. por megjithate lufta eci perpara e për këte kanë meritë  të fuçishme e të madhe Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka me shokët e tyre, që punonin dhe vepronin me emigracionin jasht Atdheut si dhe qeveria e Tiranës, që vazhdimisht ,me të gjitha mjetët përkrahte rininë revolucionare të Kosovës para,gjatë dhe pas vitit 1981.

Diku nga fillimi i korrikut 1981 erdhi për vizitë  në Dukagjin Enver Topalli..Meqë une kisha dokumente udhtimi ,u vendos që une të shkonja ne Gjermani, dhe të takoja Jusuf Gërvallën,per të koordinuar punën dhe veprimet ,atdhetare në të ardhmën. Me gëzim e pranova ate ofertë por duke mos ditur adresen e tij medova se nndoshta nuk mund ta takonja pasi vendndodhja e tij mbahej sekret nga shokët e Tij pėr aresye sigurie. Megjithate u nisa,sepse në Munih pononte babloku im Musë Mehmeti. Aso kohe nuk kishte  telefona dhe mundesi komunikimi si sot..Une shkova në konviktin ku baba Musë banonte dhe ai u habit  kur më pa. .. Pas qëndrimit një javë aty u nisa nga Mynihu për Shtutgart,.Rruga me tren zgjati dy orë,dhe me të arritur në stacionin e trenit ne Shtutgart,fillova të shëtisja.

Pas pak zbrita shkallëve teposhtë në bodrum.Aty ishte një embëltore  e madhe dhe kishte një radhë te madhe të njerzëve që donin të  blinin akullore.Papritmas pashë një fytyrë të njohur që punonte në embëltore.Kurë u afrova pashë se ai  ishte Naim Haradinaj edhe dy shqiptare te tjerë .U gëzova pa masë kur e pashë, sepse e sigurova veten se Naimi do te më ndihmonte për qëllimin t‘im. Nga puna e shumtë në embëltore Naimi ,as që e ngrinte kokën të më shikonte, kështu  që vendosa të futesha në radhë per të blerë një akullore e atëhere ai do të me shikonte . Me Naimin une njihesha që nga Deçani ..Kur arrita te ai ,me buzqeshjën e tij të zakoneshme ,më pershendeti dhe më dha akullore e me tha të mos largohesha se,kur të ishte me i lirë do të bisedonim.I thashe se kisha degjuar që Bardhoshi ndihmonte studentët për  ti punësuar nga dy- tre  muaj.Naimi me pyeti nese kisha nevoje për para dhe mëdha një numër telefoni ,me të cilin mund të therrisnja zyren ku punonte Bardhoshi.

Une ,me padurim formova numërin dhe pas dy zileve dikush mu peregjigj ne gjuhen gjermane nga e cila une nuk dinja asnje fjale por degjova mbiemerin Gervalla..Une iu prezantova se kush isha dhe pasi e pyeta per shëndetin e familjes, i thash se kam dalë për punë dy tre muaj.Ai më pyeti nese kisha indeks inernacional dhe pasi iu pergjegja pozitivusht me teegoj se ne cilën anë të stacionit të trenit të prisnja dhe pas një ore e gjysem do te vinte atje për  të me takuar  dhe,do te vinte me një makinë Citroën ngjyrë të kuqe.Pa kaluar as një orë e plotë erdhi në stacoin të trenit Bardhi  dhe une ,hyra në makinën e tij dhe pas pak kohe arritëm në Ludwigsburg,aty në zyrën ku ai punonte, në katin e dytë. .

Në koridor,ishin tri dhoma .,Në të majtë ishte  zyra e Bardhoshit,në mes ishte zyra e një punëtoreje kroate  dhe në të djathtë ishte zyra e një turku.Që të tre punonin për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Pasi zhvilluam bisedën e rastit ,Bardhi kishte interesim të dinte për gjendjën aktuale në Kosovë.Ai u interesua për çdo imtësi,sidomos për demostratën  e 26 marsit ,e cila kishte ndryshim shumë te madh nga ajo e 11 marsit,sepse në këte demonstratë u shpalosën kërkesat kombëtare ,ndryshe nga kerkesat sociale që ishin me 11 mars.I spjegojva ecurinë e asajë  ngjarjeje të përgjakshme por heroike.Vereja se nganjehere edhe nuk merte frymë ,nga interesimi  që kishte për të me ndëgjuar.Gjatë bisedës mbante në duar një cigare,të  cilën here e vinte ne buzë e here i merrte erë.Me tha se e kishte lënë cigaren dhe me humor me tha se duhen edhe tre javë që të bëhet nje muaj që e kam lënë.

Gjatë  bisedës vinin hallexhinj dhe hapnin derën por kur shihnin që jemi dy veta dilnin prape jashtae.Une i thash qëllimin se perse kisha shkuar deri atje.I thashe se doja të punoja për  të  fituar ca para por, kryersisht per t’u takuar me ty edhe bacalokun tend për të biseduar se  çfar mund të bejmë në këto kohë të vështira për Atdheun tonë kur e terë Jugosllavia dhe , besa,më shumë se gjysma e shqiptarëve janë në shërbim dhe,argat të bashkim-vllazërimit dhe rrugës së Titos. Pas bisedës fillestare më  pyeti për  indeksin internacional të cilin ia dhashë  dhe brenda një jave më rregulloi lejën e punës dhe une u punesova në një fabrikë këpucësh që quhej“Salamander“ në qytetin  Konverst‘heim.Atje zura edhe një banesë në rrugën Adler. Pas orarit të punës, thuajse çdo të dytën ditë  vizitonim Bardhoshin  në zyren e punës,bile per të thënë të drejtën e tepronim pak,,sepse ishim shume persona.Si sot mbaj mend grupin e djemëve që më së shpeshti vizitonin Bardhoshin dhe qëndronin afër tij,ndër të cilët kujtoj Naim Haradinajn e Adem Bajramajn nga Gllogjani ,Hafiz Gagicen nga Gjilani,,Muhamet Imerajn, nga Isniqi ,Haxhi Berishen,nga Prapaqani,,Agron Selen apo(Selca)nga Struga,Sahit Tofajn nga Juniku ,Xhafer Durmishin e të  tjerë që nuk më kujtohën emërat.Tani ,më vonë ,mësova se ata dy shqiptarët e tjerë që punonin në embëltore, në  Stutgart ,me Naimin ,njëri ishte Haxhi Avdyl Berisha nga Prapaçani, nip  i Gërvallajve dhe tjetri ishte një student  i gjuhës angleze  nga Vokshi apo Pobergja emëri i të  cilit nuk më kujtohet . Me këte grup të rinjësh  u shoqërova edhe unë përsa dite qëndrova në Konverstheim.

Eshtë interesante të permendet fakti se megjithe raprezaljet ,dhunën e terrorin që ushtronte UDB-a pa ndërprerë ndaj vëllezërve e motrave të  Naim Haradinajt, duke ia burgosur e torturuar tërë familjën,Naimi shquhej per një edukatë dhe sjellje të  admirueshme.Ai ishte i përpikte në përmbajtje e biseda,i dashur dhe i respektuar nga të gjithë.Ishte ndër më te kompletuarit me të gjitha virtytet njerzore e kombëtare dhe kurrë nuk i mungonte buzqeshja ndaj shokëve  .

Një ditë, pas pune, shkova në zyrë te Bardhoshi.Isha  vetëm ,dhe i shpreha dëshirën që kisha për te takuar Jusufin. Ai me tha se edhe Jusufi dëshironte të  me takonte. Më caktoi ditën dhe kohën,me tha se pas një takimi që do te benin në Favoritenpark me ca studente në konviktin e tyre ,do të takoheshim të  tre..Atë natë nuk më zuri gjumi nga gëzimi dhe, kurreshtja për ta takuar kryeprisin e lëvizjës çlirimtare të  Atdheut dhe me padurim  prisnja ditën e takimit.

Dita ishte e shtune, pas orës 13:00 ndërsa  data nuk më kujtohet .Arrita në vendin e caktuar nga ora 12:30 dhe shikoja ne parking ku dallova makinën e Bardhit .Rreth ores 12:50 erdhën te  dy vëllezërit si dy lule pranvere e si dy bilbila,si dy zogj shqiponje ,si dy burra shteti e si dy lajmetarë lirie,krah-për krah.U përshendetëm si vëllai me vëllane ,ngrohtësisht e perzemersisht,dhe që të tre hymë në makinën e  Bardhit , i pari u ul Jusufi  mbrapa dhe ,unë e Bardhi përpara .Pas pytjeve fillestare formale unë u prezantova më gjërsishtë ;gjyshja ime ka qenë bijë e juaja,Faze Idrizi,motra e Hasan Idrizit të Gërvallaj,ap halla e Mujë Hasanit,pastaj babai im si i vogël e manë në mend,kurë në kullën tonë kan ardhë babai i juaj Bardhosh Dinë Kaçaku por edhe Dinë Fazlija me mjekërr të bardhë,për Dinë Fazlinë thot se kishte qenë mahiçarë i madh.

Jusufi pohonte duke thënë po,po i die të gjitha pastaj, menjëhere filluam bisedën rreth gjendjës në Kosovë, sidomos për zhvillimin e demostratave .Ai u interesua ,në mënyrë të veçantë , për demostratën e 26 marsit, që u zhvillua atë ditë që   në qytet ishte organizuar pritja e stafetës së satrapit Tito. I tregova ngadalë dhe qetë për çdo gjë çfarë kisha parë me sy dhe degjuar me veshe atë ditë,por nuk u ndala pa i treguar dhunën  dhe torturat që perjetuan para konvikteve të studentëve vajzat dhe motrat tona nga policia e Mehmet Maliqit.Kur degjoi këto  ngjarje Jusufit iu mbushen sytë me lot.Ai i fshiu lotët me shami dhe tha se po fshinte djerset se ne makine bënte vapë  . Unë vazhdova te flisnja ngadalë dhe të dy vëllezerit degjonin me vëmendje të posaçme dhe dukej sikur as frymë nuk merrnin.

Iu tregova edhe për qëndresën heroike të studentëve të asaj dite dhe, te një ,dy e tre prillit si dhe vendosëshmërinë  për të realizuar  kerkesën për Republikën e Kosovës..Fola edhe për mobilizimin e UDB-së,LKJ-së dhe të puntorëve të sigurimit që të gjithë ishin shqiptare.Folëm edhe për mjetet e informimit,shtypit,ditor dhe periodik duke filluar nga gazeta Rilindja,pastaj Radio dhe TV -Prishtina qe ishin vënë  ne shërbim të mbrojtjes se “ bashkim-vëllazërimit” me sllavët e jugut.Folëm edhe për shtimin e numërit dhe aktivizimin e policeve të rinj të perzgjedhur ndër ata që dinin të qellonin më fort me shkop mbi popullin,Folëm per organizimin e mbledhjeve në çdo bashki lokale për te gjykuar dhe denuar ngjarjet e Kosovës me theks të veçant në Isniq ku kishte ardhur zyrtari nga Beogradi.

Me që humba gjatë bisedës,duke u perpjekur që ta informoj me çdo imtësi Jusufin , nuk  më ra ndërmend të flisnja as një fjalë ,sikur mos të ndërhynte  Jusufi për, Radio-Tiranën dhe TV-Shqiptar.I spjegova,se edhe pse ushtria dhe policia jugosllave kishin montuar paisje afër kufirit për të penguar degjimin e radios dhe shikimin e RTSH , populli kishte gjetur menyra për  ti dëghuar e parë emisionet e tyre per t’u informuar drejtë dhe saktësisht për  ngjarjet në Kosovë .

Jusufi më pyeti për një artikull të Zërit të Popullit ,të 8  prill të atij viti me titull „Pse u përdor dhuna policore dhe tanket kundër shqiptarëve në Kosovë ?“ i thashe se edhe Radio Kukësi edhe Radio Tirana e kishin transmetuar ate nga dy tre here në ditë.I thashë se disa shokë tanët e kanë regjistruar këte artikull në sherit manjetofoni për ta ndegjuar shokët të cilët nuk kan patur rast ta ndëgjojnë. Kësajë radhe nuk do flas më tepër për bisedën me Jusufin e Bardhoshin jo se nuk kam ç‘të flas,por nuk dua të bie pre e individeve injorantë që flasin me kompetencë e mendje  të vyshkur e të ndryshkur se,këte bindje ka patur Jusufi e,atë bindje ka patur Jusufi,duke shtuar se Jusuf Gërvalla dhe shokët e tijë;Fazli Grajçevci ,Kadri Zeka,Rexhep Mala,Zijah Shemsiu,Nuhi Berisha,Metush Krasniqi,,Malë Morina,Xhemail Blakaj ,Afrim Zhitia ,Fahri Fazliu,që na i përpiu kulçedra serbosllavi , me ndihmën edhe të kolaboratorëve shipfolës kane qenë vet ora e Shqiperisë,Ata ishin vetë Shqipëria,Ata ishin lajmetaret e lirisë. Ajo plejadë krahas luftës çlirimtare u bënte thirrje atyre intelektualeve që flinin  në gjumë duke e përkundur njëri tjetrin dhe duke shikuar nga dritarja e karriket e tyre te fildishta dhunen ,masakrat e raprezaljet ,burgosjet dhe vrasjet e bijve të popullit tonë para dhe pas vitit 1981 që te zgjuheshin nga gjumi dhe të mos linin të vetmuar Ukshin Hotin.Me se fundmi këtyre intelektualëve u doli gjumi mbas dhjetë viteve dhe 23 dhjetor të vitit 1989,kur nxoren nga xhepat dhe bënë cope e grimë  teserat e LKJ-së.

Mbasi perfunduam takimin që zgjati rreth një ore e gjysëm u përshendetëm duke e lënë që ata të dy do të vinin brenda muajit atje ku banoja  une.

Me porosi të  tyre  une shkova në konviktin e studentëve ku fola per ngjarjet ne Kosovës dhomën e caktuar.Aty veç studentëve që takova,kishte edhe punëtorë .Më vonë mësova se njëri ndër ta kishte qenë edhe Sakë Fazli Gërvalla që ishte djalë axhe me Jusufin e Bardhoshin. Ditet kalonin shpejt,Bardhoshin nuk e linim të qetë , edhe me nevojë edhe pa nevojë, nga kurreshtja të ndegjojmë ndonje lajm nga Kosova,që sillnin mërgimtarët por edhe të degjonim ndonjë këshillë nga ai. Nga ai grupi i djemëve të rinj ,u shoqërova edhe me Sahit Tofajn ,një burrë i vlefshëm, atdhetar  ,trim e besnik. Ai ishte nga Juniku,,.

Koha e kontratës se punës me mbaronte në fund të tetorit.Një ditë pas pune mora me vete një çantë me shishe të zbrazta uji dhe u nisa për Ludwigsburg qe ishte larg vetem një stacion nga Konwerst‘heim,dhe arrita te Bardhoshi në zyrë të  cilit i thashe se ditet e qendrimit në Gjermani po me mbaronin dhe se pasi te qendronja dy jave te babai në Mynih do të kethehesha në Atdhe.Ai me tha se në fund të shtatorit,në një ditë pune do vinin të unë në banesë,dhe do të pershendeteshim. I bëri përshtypje çanta me shishe të zbrazta se çfar më duheshin,dhe une iu përgjegja se në stacion të trenit këtu në  Ludvigsburg ishte një krua që rridhte  ujë pa ndërprerje dhe shkruhej se ishte uje i pijshem(Trink wasser,)Atje i mbush shishet dhe i përdor për të pirë. E ndieva dhe ne një fare menyre e kuptova që ai u habit dhe u merzit nga ajo që degjoi  nga une.

Ishte ditë pune ajo ditë,në fund të shtatorit,une kisha marë leje të jem i lirë atë ditë dhe po prisnja mysafirët.U ngushtova shumë nga qe nuk kisha as filxhane , as xhezve e as kafe për të pirë nga një kafe,bile edhe ujin e kisha siguruar nga kroi në Ludwigsburg. Erdhën rreth ores 14:00 ne rrugën Adler..Me të hyre brenda Bardhoshi tha:” jetoke në rrugën e shqiponjës”.U habita,sepse nuk dija ku e kishte fjalen por ai me spjegoi se emeri i rruges ku banonja,Adler ne shqip perkethehej shqiponja. Une nuk kisha as tavoline e as karrike dhe u ulem mbi krevat. Erdhem që të përshendetemi,meqe do te ketheheni ne Kosove.Bejini të  fala gjithë Kosovës nga ne mergimtarët.Gjendja në Atdheun tonë eshtë e trishtueshme sepse pushtuesit dhe kolaboratorët i mbushën burgjet plot e perplot me veprimtare të çeshtjes kombëtare. E shkretuan atë vend,por ne nuk gjunjuzohemi .Lufta jonë eshtë e drejt dhe,duhet të vazhdoje edhe pse ballafaqohemi me lloj-lloj pengesash ,intriga e kurthe që kurdisin këlyshët e UDB-ës,sepse nuk ka kush më të drejte se ne të luftojmë për liri dhe bashkim,prandaj jam i bindur 100% se fitorja  eshtë e jona. Jugosllavia, një ditë, do të bjerë si një kafshë e ngordhur përtoke.Kërkesa Kosova Republikë një ditë jo të largët do të bëhet realitet,sepse populli e tha fjalën e vet :”Republikë kushtetutë ,ja me hatër ja me luftë”!.Ne Atdhe duhet një organizim sa me i fshehtë dhe konspirativ kunder bishave të karpateve.Njëherit ne jemi të fortë e  të vendosur në rrugën drejt lirisë sepse kemi ndihmë të pa kursyer edhe shtetin amë  nënen Shqipëri.  Ne që jemi në mërgim, aq sa jemi e të gjithë sa  jemi,jemi të bashkuar si një trup,drejt realizimit të aspiratave shekullore të popullit tonë,e mbylli fjalen Jusuf Gërvalla,duke më dhenë fjalën,dhe tha tani thuaje edhe ti mendimin tënd.

E kisha të  vështirë të flisnja, sepse ishte një mal i pafund distance në mesin tonë. Optimizmi i Tij se me çdo kusht do të fitojmë ishte një nxitje e fuqishme që me bëri te flas. I  thash,se armiku ynë shekullorë na sakatoi shumë duke burgosur thuaj të gjitha grupet ilegale që vepronin për  të mirën e Atdheut.Por armiku eshte gjithenjë  armik.E keqja eshte se shumë  shqiptare janë vënë në shërbim të këtyre armiqve dhe u sherbejnë me zellin më të madh për të lëpirë një kockë. Bastisjet ditën e natën nëpër shtëpitë e të dyshuarve si nacionaliste ,irredentiste e armiq të bashkim-vëllazërimit i kryejne vetem puntorët e sigurimit  që janë shqiptare.,Keqtrajtimet,rrahjet torturat shtazarake i bejnë vetëm shqiptarët, ne SUP-in e Deçanit dhe të e Pejës,. I permenda të gjithë ata xhelatë te zinj që ua dinja emërin një nga një dhe që edhe sot janë  akoma gjallë.

Pas kesaj nderhyri Jusufi duke thënë se sa më shumë shtohen torturat dhe reprezaljet aq me shumë shtohet urrejtja dhe qëndresa e popullit ,aq me shume rritet organizimi i popullit kundër regjimit gjakatar titist e fashist.

Une i tregova Jusufit per shokët që kisha njohur në studime e sidomos ne demostrtatat e pranverës duke i thënë se ata janë të gatshëm për çdo aksion.I thashe se me ta kemi kontakte të vazhdueshme e se janë  njerëz të te njejtit ideal – shtova une.Ai nuk më kërkoi emrat e tyre,por tha  ruajeni njeri tjetrin ,të jeni të kujdesëshëm e ti ruani fshetësitë si sytë e ballit.Perpara kemi  marsin e vitit që vjen dhe eshtë mirë që ne shenjë te njevjetorit të demostratave të  gjakut, të beni përpjekje për të  organizuar demostrata sidomos në Prishtinë dhe ku të jete e mundur në komuna të  tjera.Lufta e jonë duhet vazhduar me çdo çmim,dhe padyshim fitorja do te jete e jona. Me këto fjalë perfundoi takimi duke më porositur përpos te tjerave që kur të shkonja në Prishtinë ,të konviktet e studentëve të merrnja tre herë thellë frymë me ajrin e Kosoves, për ate(Jusufin) .Pastaj Bardhoshi  me kërkoi adresën dhe telefonin e konviktit ku banonte baba Musë në Mynih,duke me premtuar se do të shkonte ta vizitonte.Ai me kerkoi që numerin e tij te telefonit mos ta shkruaja gjekundi,por ta mbaja mend per te evituar çdo të papritur . Pas kesaj u përshendetëm duke u shternguar e përqafuar fort me njëri tjetrin.Nuk mund te imagjinoja se vetëm pas 4 muajve këta dy yje do të  shuheshin nga jeta në shërbim të çështjes së Atdheut,kurë më se tepërmi kishte nevojë Atdheu për Ta.

Nga Stuttgardi u nisa per Mynih të baba Musë per të pushuar dhe shetitur nepër Mynih.Në konviktIin ku banonte baba ishte një mizeri e vërtetë.Ne nje dhomë me tre krevata dykatesh jetonin 6 persona,kishte një tavolinë ku haej buka .Ushqimin e pregatisnin në koridor,seicili kishte nga një frigorifer  të gjetur në rruge.Kishte gjashtë karrike druri,në mes dhe asgje tjetër.Këte formë jetese    e kishin zgjedhur që te gjashtë ,dy nga Isniqi,dy nga Jasiqi nje nga Poqesta e nje nga Koznica..  Mysafiret që vinin për të bujtur,duheshin te sistemoheshin ne dhoma të  italianëve ose kroatëve që ishin nga dy ne dhoma por që kishin nga gjashtë krevata njerin mbi tjetrin.Telefoni që ishte në koridor shërbente per punëtoret nëse i thërriste dikush nga të afermit, por ishte i bllokuar per të bërë thirrje nga brenda jashtë.Një natë, pasi që erdh baba nga puna ,ra zilja e telefonit ,te cilin e ngrinte personi që ishte me afer tij .Nje kroat qe e ngriti telefonin therriti Musa ne telefon.Babai që foli me dike me therriti.Ishte Bardhoshi.Pasi më pyeti se si po i kaloja këto ditë në Mynih me njoftoi se kishin te dhena se te shtunen do të vinin në klubin Rilindja të Mynihut,nga Kosova ,perfaqsuesit e komitetit krahinor ,për të gjykuar dhe denuar ngjarjet e lavdishme të marsit e prillit që u zhvilluan në Kosovë.Ne e shohim te aresyeshme dhe të nevojshme,pasi ke qenë pjesmarrës në ato demostrata ,të shkosh në klub dhe ti mbrosh demostratat dhe ta demaskosh para puntorëve dhunën dhe terrorin që eshtë ushtruar ndaj demostruesve,e sidomos ndaj motrave tona studente.

Per një moment mbeta pa frymë.Nuk isha i pregatitur per nje situatë  të tillë  sepse 90%e punëtorëve ishin shqiptarë dhe atje kishte edhe jugosllave.Po ashtu aty do te ishte i pranishem edhe perfaqsuesi i konsullatës Beqir Kuçi. Bardhi kembenguli duke me thene se ishte shumë e rëndesishme që të demaskoheshin ata fashiste sepse po manipulonin punëtorët.,Me tha se per te me mbeshtetur do të me dergonte edhe Sahit Tofajn,. Kur u ktheva në dhomë babai nuk ishte aty,dhe kishte dalë ne oborr duke pirë cigare.Babë i thash ku je?,Dola jashte- tha -se Bardhi me futi në kokë do xekrra.Pastaj më pyeti a e vendosët per po,punën e klubit,?Po -i thashë – patjetër se ata duan të mashtrojne  e manipulojne punëtorët.Vura re se babai kishte dalë në oborr per të menduar se si mund ta kryenim këte punë me mirë .Ai kishte menduar te gjente disa njerez të hunit e konopit që mund të na ndihmonin ne këte punë në rast nevoje fizikisht.Pas dy ditëve baba më tha se nuk kishte mundur të gjente me shumë se tre vetë ata ishin, Zenun Maxhari nga Studenica dhe dy nga Isniqi Haxhi Salihu dhe Ahmet Syla..

Të premtën erdhi Sahiti,me  të  cilin folem per detyren që kishim.Ate natë,as une e as Sahiti nuk fjetëm pothuaja terë natën,të cilen e kaluam ne nje dhome te italianeve që kishin ikur ne Itali për pushimin e fundjaves.Të nesërmen pregatita konceptin dhe pikat që duhet të diskutonja.Para se të shkoj në klub, shkuam që  të konsulohem me Shaban Mehmetin ,emigrant nga Gjilani,Shabanin e kisha takuar në Tiranë në shkurt te vitit  1981,bile i dhash edhe nje pako me libra të ndaluara që t’ia dergonte babait tim..Kur shkova me Sahitin të Shabani, në zyrën  ku punonte , aty gjetëm  edhe tre persona nga ambasada Shqiptare në Wiene.Pasi u pershendetëm Shabani e hapi biseden per detyrën që ishim ngarkuar të  kryenim.Ai m’u lut që tua jepnja konceptin qe kisha pregatitur per ta parë nepunesit shqiptare .Zyrtari shqiptar pasi e lexoi perpiloi një koncept tjetër nga i imi.Një nga pikat qe më kujtohet mirë ishte se si nje shkrimtar Kroat ,në vitin 1980 kishte botuar një liber kunder Titos dhe per këte,ishte denuar gjithsejt tre vjet burg,ndersa shqiptarët neJugodllavi per një fjalë goje denohen 10 vjet burg.

U gëzova shumë ,dhe ndihesha shumë më i fortë me permbajtjen e konceptit te ri qe ishte konçiz, me argumente me te fortë  e me përmbajtje kombëtare.

Mbasi u ndamë,une dhe Shabani shkuam me një taksi të klubi Rilindja,sipas  porosisë  ne duhet të  hynim të fundit dhe per këte aresye pritem deri sa erdhi babai me shokët e tij të cilët duheshin të qëndronin në oborr të gatshëm në rastë nevoje të ndonjë konflikti të papritur me ithtarët e bashkim -vëllezërimit.Ne kishim menduar se tubimi ishte vetëm per shqiptare ndersa klubi ishte mbushur plot me punëtorë jugosllave si edhe shqiptare sa qe,nuk kishte vend ku të uleshe.,Salla ishte e klubit jugosllav, Rilindja kishte një dhomë të vogël si aneks në klubin jugosllav . Me që nuk kishte vende për  tu ulur ne qendruam në këmbë të mbështetur pas murit,Mbledhja nuk filloi ne kohën e caktuar,sepse nuk kishin ardhur ende ata të „ mëdhenjtë jugosllave“ nga Komiteti krahinor i Kosovës.Pas dy tre minutash ata arritën.Të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë dhe filluan thirrjet frenetike Tito-partia-rrevoljucia per me më shume se 5 minuta.Kryetari i klubit, konsulli jugosllav dhe mysafirët u ulën ne krye të vendit,duke i lutur të pranishmit që të ulën.Pas njoftimit të qellimit dhe karakterit të kesaj mbledhjeje filluan diskutimet .Gjatë diskutimeve shikoja fytyrat e punetorëve dhe vezhgoja nese kishte ndonjë te pranishëm që mund te me njihte dhe konstatova se nuk kisha ndonje te njohur dhe u çlirova.

Fjalën e mori perfaqsuesi jugosllav i cili tha:

Te nderuar shokë punëtore  jugosllave!Te gjithë keni ndëgjuar qe në mars e prill të këti viti, ende pa u mbushur një  vit që kurë vdiq arqitekti i Jugosllavisë shoku Tito,armiqtë e brendshëm e të jashtëm ,ballistët,nacionalistët dhe irredentistët e kombësisë  shqiptare, një numër shum i vogël i tyre, jo më shume se 150 veta u ngritën në demostrata,duke mashtruar edhe disa nxënës të shkollave fillore e të mesme,me kerkesa e parulla fashiste , kunder bashkim-vëllazerimit e kundër kushtetutes së RSFJ-së e kundër fruteve të revolucionit!Marshuan rrugëve të Prishtinës,me një vandalizëm të paparë kunder forcave të rendit e kunder pushtetit popullor.Por fatbardhësisht në radhë të parë kombësia shqiptare ,dhe të gjitha forcat progresive shoqërore politike në krye më LKJ-në i asgjesuan dhe i luftuan pa kompromis këte grup të vogël armiqësh disa duke i burgosë e denuar në bazë të ligjit e disave duke ju dhënë vrejtje shoqërore për tu integruar prap në shoqëri.Ky grup i vogël u shpartallua dhe izolua  nga e gjithë Jugosllavia,por një gjë duhet permendur se ky grup të vetmen përkrahje e gjeti nga Shqipëria staliniste e Enver Hoxhës, i cili per 35 vjet me radhë, kurrë nuk ia ka dashur të mirën Jugosllavisë së Titos dhe bashkim-vëllezërimit të kombëve dhe kombësive të saj..

Prandaj ne kemi ardhur me qëllim që t’ ju njoftojmë dhe sqarojmë se çdo armik që ngre kokë kundër Jugosllavisë së Titos do të dështojë me turp si,dhe t’ ju këshillojmë që  të keni kujdes e mos të bini në provokimet e llumit të emigracionit,të vjetër e të ri që jane armiq të perbetuar të Jugosllavisë e që paguhen nga shërbimet e huaja vetëm për ta njollosur emërin e ndritur të Jugosllavisë së Titos duke, ju mashtruar me propaganden e tyre të ndyrë se ,gjoja. kombësia shqiptare në Jugosllavi ,qenkan shtetas të rendit të dytë apo të diskriminuar,dhe tė shtypur dhe ,gjoja, nuk paskan republikën e tyre.

Gjatë bisedës nuk degjohej as miza në sallë.   Në fund i deleguari jugosllav me kombesi shqiptare tha ;tani unë përfundova dhe fjalën e keni ju,dhe thirri; Rroftë Jugosllavia e Titos

Rroftë bashkim vllazerimi i të gjitha kombeve dhe kombësive të Jugosllavisë thirrje qe u pasuan nga duartrokitje dhe brohoritje” Tito,partija Rrevoljucia”..

Ai që donte të diskutonte,duhej të jepte emërin dhe mbiemërin dhe nga cili vend vinte.Filluan aty këtu ndonjë diskutim i punëtorëve,ndersa une,gjatë gjithë kohës prapë vezhgoja fytyrat e punëtorëve dhe papritmas pashë  një fytyrë të  njohur ,ate  të profesorit tim të gjuhës shqipe ,zemërçelikun Zenun Gjocit. Pasi perfunduan të gjithë diskutimet , zyrtarët jugosllave pyeten nese kishte ndonje tjeter qe desheronte të  fliste. Une ngrita dorën dhe u prezantova me nje emer dhe me e mbiemër Gashi e thashe se isha nga Mareci por jetonja në Prishtinë.Diskutimi im ishte ky:

Ju shokët që keni ardhur nga Kosova,jeni të  mirseardhur dhe vizita  juaj që i beni klasës puntore ne Mynih,e sidomos informimi mbi gjendjën momentale të krijuar në Atdheun tonë Kosovën e përgjakur,eshte i rendesishem,por eshtë turp dhe dobësi të manipulohet  e gënjehet klasa punëtore sidomos nga perfaqsues të lartë të ardhur nga Kosova.Unë dua që këta mërgimtarë të shkretë ,që sytë i kane të verbuar për diellin e Kosovës, mushkëritë i kan të thara për ajrin e Kosovës ,që zemrat e tyre pikojnë gjak per mallin që kane per fëmijet e tyre,e që bukën e hanë me lot ,djersë e margarinë vetëm për te kursyer ndonjë dinarë për familjet në Atdhe.(qetësi absolute)Si student që jam ,dua të  rrefej të vërtetën, që e kam pare me sytë e mij.

Çdo popull në botë sytë dhe shpirtin e ka  të drejtuar nga studentët e vet që jane e ardhmja e jonë,prandaj edhe ne duhet tu besojmë studentëve tanë se ata jan e sotmja dhe e nesërmja jonë.Në Prishtinë me 26 mars të këtij viti u ngritën më këmbë jo 150 studente siç u tha  këtu e,as 1500 studente, por të gjithë ata studentë që jetojnë në konvikte e baraka si dhe  ata që banojne në shtëpi private të cilët u perkrahen edhe nga punëtorët e Ramiz Sadikut filiali i Prishtinës,pra ishin mbi 50 mije vete, Me 1,2 e 3 prill ishin bashkuar me studentet edhe nxenesit e të gjitha shkollave fillore e të mesme të Prishtinës me ta ishte bashkuar edhe pothuajse e gjithë popullata që jetonte në Prishtinë, te cilët  paraqiten para ndërtesës së komitetit krahinor kërkesat e arsyeshme e të ligjëshme të tyre ,që Kosova ta ketë statusin e Republikës  ne kuader të federatës , siç  e ka Mali i zi e Maqedonia që kan një popullatë dy here më te vogel se Kosova. Ketyre kërkesave policia  ju kundervye me kërrbaç,rrahje e lotsjellësa.Aty u vranë e u plagosën shumë nxënës e  studente,Pastaj filluan arrestimet dhe denimet e intelegjencës s‘onë deri me 15 e 20 vite burg,kurë dihet se shkrimtari kroat(emërin i a kam harruar) shkruajti një veper kundër shokut Tito dhe u dënua me 3 vjete burg. Me 26 mars une kam pare me syte e mij para konvikteve motrat e vajzat tuaja të dashur punëtore,duke i kapur kater polic nga te dy kembet e dy duarte dhe i hidhnin ne ajër e duke i lëshuar ne tokë, në cimento,në oborret e konvikteve,Vellezer punëtorë ka ndodhur edhe më kijamet e tmerr,kur policia speciale u ka futur në organet intime shkopin e gomës duke u thenë :nečeš da rodiš nikad albanac.Ndersa diskutonja vëreja   disa punëtore,të emocionuar e me lot ne sy nga fjalët e mia.Me të mbaruar këte fjalë një burrë i shkurtër së bashku me  profesorin   tim jan ngritur në kembë por të më perkrahur duke rhirrur me të madhe Kosova Republikë,pastaj edhe nga shumica e puntorëtorëve filluan brohoritjet Kosova Republikë si dhe “ jemi me studentët ,jemi me studentët!”Sahitit me kete rast ju çel fetyra sepse nuk ndodhi asgjë nga ato qe ne mendonim.Edhe një Demë Shqipnija nga Juniku mendoj se dha nje kontribut të madh.Kur filloi thirrja Kosova Republikë,punëtoret jugosllave që nuk ishin shqiptare filluan të ikin me shpejtesi të madhe nga salla.Pati edhe një replikë jo te hijshme në mes disa punëtoreve dhe kryetarit te klubit Gani Iberdemaj.

Mbasi nuk kisha me ç‘të  them e diskutoj pasi qellimi u arrit plotësishtë i thashe Sahitit të dilte jashte e të njoftonte babain tim të largophej sa më parë pasi çdo gje kishte shkuar fare mirë.  Tubimi perfundoi, me thirrjen “Kosova Republikë,dhe jemi  me studentet”.Ne sallën e klubit u krijua ne mes meje dhe disa punëtorëve një lloj simpatie e veçantë.Disa gjatë pershendetjes më mua më puthnin në të  dy faqët, por profesori dhe ai shkurtalaku nuk më dhane dorën pa shkuar se bashku per të pirë nga një kafe në një lokal .Me thënë të drejten une kisha deshirë te rrinja me profesorin tim të cilin nuk e kisha takuar që nga  viti 1975.Pasi,u ulëm në një restorant dhe une me padurim ju drejtova profesorit,se kur e pashë në sallë zemra mu bë mal,dhe isha i bindur se do të fitonim.Personi qe une e therrita profesor  mu drejtua duke me thënë se ai nuk ishte profesori që kujtonja une,Zenuni, por vellai i tij ,Muharrem Gjoci ndersa burri i shkurtër quhej Misin Mavraj dhe ishte nga rrethi i Istogut e qe të dy ishin punëtor.

Pasi kaluam pa as më të voglin problem dhe,dita ishte e shtunë pas dite vonë,therrita ne telefon Bardhoshin për ta njoftuar për mbarvajtjen e tubimit por ai nuk ishte në zyrë,kështu që Sahiti mori per detyrë ta njoftonte Bardhoshin për ecurinë  e tubimit hollë e për pe në takimin e parë me te Sahiti ,sa do vonë që ishte,po  atë mbrëmje iku për në Sttutgart. Pas dy tre ditëve edhe une preva biletën dhe vendosa te kthehem në Kosovë por,me parandjenja të perziera edhe me frikë se mund te me identifikonin dhe te me arrestonin. Arrita në Isniq vonë. Pas dy ditëve ndodhi një rast vdekjeje i një burri të mençur dhe atdhedashës në Isniq,Rexhep Hasanit të  Imerajve,me të cilin shpesh bisedonja rreth demostratave dhe ai me keshillonte,çdo here duke me thene :”Ruaju djali im.”! ..Pjesmarrja në varrimin e Rexhep Hasanit më vrau edhe frikën që mundë të me arrestonin. Pas kësaj shkova ne Prishtinë  ku u takova me shokët te cilët i informova për çdo gje që kishte ndodhur gjatë qendrimit tim, afër tre muaj, në Gjermani.I vura ne dijeni për vendosmerinë dhe optimizmin që kishin Jusuf e Bardhosh Gërvalla në fitore dhe realizimin e qëllimeve tona kombëtare.

Thonë dhe eshtë  e vërtetë se rasti eshtë mbret i botës.Ishte ditë  e shtune rreth ores 11.00 kur une u ketheva në Pejë.Atë ditë binte shi dhe salla e stacionit të autobusëve ishte  e stermbushur si ditë  tregu që ishte nga njerez të  te gjitha moshave ,nxenes, e njerez hallexhinj. Në një kend të sallës ,largë meje ,më shkuan sytë të një plakë e cila ishte e veshur me veshjen e Dukagjinit .Në tërë atë popull ajo ishte e vetmja qe binte ne sy per shkak te veshjes qe mbante .U bëra kureshtar dhe u afrova e pashe prane saj djaloshin Agron Haradinaj që ishte rreth 14 vjeç dhe une e njihja.

Kur me pa,Agroni u ngrit e me  dha dorën,.Fillimisht e pyeta se kush ishte ajo gruaja e moshuar me marhama që ishte me te e ai me tregoi se ishte gjyshja e tij Tysha dhe pranë sajë ishte nëna .Ai me tregoi se kishin qenë në burg për të vizituar bacen Ismail Haradinajn.Pasi e pyeta se si ishte me shendet baca dhe si po e kalonte ne burg ai me tha se me shendet ishte mire ndersa për  të tjerat me tha se e kalon si një njeri që eshte në burg .E pyeta nese kishte deshirë ta njoftonte vëllain ,Naimin, për shëndetin e bacës e ai me tha se nuk kishte mundesi se nuk dinte si te komunikonte me te..Pas kesaj e ftova te vinte me mua se kisha telefonin e një shokut te Naimit dhe shkuam në një postë të vogël pas stacionit të autobuzëve në Pejë e cila ka pasur vetëm dy kabina,e, që të dy hymë në një kabinë ku formova numërin e Bardhosh Gërvallës.Pastaj atë numër ia dhash Agronit ,dhe e këshillova që të kishte kujdes,nga zagarët e zgjebosur të UDB-ës. Pasi u ndava më Agronin u ndieva shum keq kurë mendoja se një familje e tërë siç ishte ajo e Ismail  Haradinajt qe ishte kundër një shteti 23 milionësh dergjej e torturohej burgjeve për kauzën kombëtare,e të tilla familje numeroheshin me gishta ne Deçan.

Kështu erdhi përfundimi i vitit 1981 për mua dhe shokët e mij të idealit dhe  ilegales që numëroheshim në gishta por,që shtoheshin dita ditës. Lavdi për jetë e mot ngjarjeve historike të vitit 1981!

Nder e lavdi për të gjithë ata që derdhën gjakun ndër shekuj për një Shqipëri të të gjith shqiptarëve!

Nder e lavdi Jasharëve të pavdekshëm të prirë nga baba i shtat milionëve shqiptar Shaban Murati!

Nder e lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që i dha lirinë edhe një pjese të Shqipërisë së robëruar nga serbosllavia!

Lavdi e përjetshme!